Zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë/ Zjarrfikësja në vendngjarje
Zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë në afërsi t...

Policia e Shtetit mori pjesë në një megaoperacion ndërkombëtar të koduar “Icaro.al” për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe Europës Qëndrore. Në këto hetime ishte i përfshirë edhe SPAK që së fundmi reagoi me një deklaratë për këtë operacion duke dhënë më shumë detaje.
SPAK dhe Prokuroria e Brescias finalizojnë operacionin kundër një organizatë kriminale të trafikut të kokainës
Nën koordinimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Brescias, në orët e para të mëngjesit të 21.01.2025 u finalizua operacioni ICARO, në Shqipëri dhe Itali, me ekzekutimin e 12 masave të sigurisë “arrest me burg” dhe 8 masave “të marrjes në pyetje të personave nën hetim”. Personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë nga Amerika e Jugut.
Oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Prokurorisë së Brescias dhe SPAK-ut, kryhen kontrolle të shumta në Shqipëri si edhe në provincat e Brescias, Milanos, Torinos, Veronës, Bolzanos, Cremonës, Novarës, Pavias, Trentos dhe Trevisos ku u bë e mundur dhe ekzekutimi i masave të sigurisë.
Më datën 21.01.2025, në Shqipëri, janë arrestuar me qëllim ekstradimin shtetasit shqiptarë: Sh.P., I.D., E.D., E.Zh., G.B. Ndërsa arrestimi i M.M., nuk është bërë i mundur, pasi është në kërkim.
Hetimet nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, pasi u rregjistrua shpërndarja e lëndës narkotike e llojit kokainë, në disa lokale të zonës Lago di Garda në Itali dhe ato u kryen nën kujdesin e EUROJUST, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Brescias dhe SPAK-ut.
Në hetim ishin rreth 40 shtetas italianë dhe shqiptarë.
Pas identifikimit të furnizuesve të kokainës, mbi bazën e hetimeve, është rikonstruktuar organigrama e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me importin e sasive të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut. Në krye të kësaj organizate kriminale janë dy vëllezër shqiptarë nga Elbasani, G.P., dhe Sh.P. Ata i jepnin udhëzime një grupi të besuar në zonën e Brescia dhe provinca të tjera të Italisë së Veriut, ku kryenin nje veprimtari të shtrirë të importit dhe shitjes të lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Kjo organizatë ka mundësuar të gjitha fazat e trafikut, nga magazinimi, shpërndarja dhe mbledhja e përfitimeve, të cilat më pas i dorëzoheshin drejtuesve të organizatës në Shqipëri, përmes një sistemi të kolauduar, duke shfrytëzuar shoferët e autobuzëve të linjës Brescia – Elbasan.
Në nëntor të vitit 2021, është kryer arrestimi i një prej personave nën hetim, i cili do t’i dërgonte një sasi prej 350 kg kokainë organizatës, e cila e kryente aktivitetin në zonën e Brescia-s.
Anëtarët e organizatës kriminale kanë përdorur telefona të “kriptuar” nga analiza e të cilëve ka rezultuar edhe përfshirja e tyre në brendësi të kësaj organizate kriminale shqiptare e dedikuar në trafikun ndërkombëtar të qindra kilogramëve të lëndës narkotike, kryesisht kokainë. Hetimet kanë konfirmuar faktin se drejtuesit e kësaj organizate, për të realizuar marrëveshjet me furnizuesit kanë udhëtuar sistematikisht në Kolumbi, Ekuador dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku ndodhen disa prej trafikantëve shqiptarë.
Kush janë të arrestuarit:
Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Shtetit ka lokalizuar dhe arrestuar në Shqipëri pesë persona, të cilët pritet të ekstradohen. Të arrestuarit janë:
I.D., 30 vjeç, banues në Elbasan
Sh. P., 44 vjeç, banues në Elbasan
E. D., 40 vjeç, banues në Elbasan
E. ZH, 41 vjeç, banues në Shkodër
G. B., 28 vjeç, banues në Tiranë
Zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë në afërsi t...
Ka nisur këtë të martë në GJKKO seanca e procesit gjyqësor...
Një 44-vjeçar me inicialet H.T. u arrestua në Kamëz nga ef...
Vihen në pranga pesë persona në Tiranë, Elbasan dhe Shkodë...
CNA ka siguruar pamjet nga vendi ku ka rënë zjarri në Vorë...
Një qendër tregtare në Marikaj të Vorës është përfshirë ng...
Përmes një reagimi zyrtar, kreu i SPAK Altin Dumani th...
Një sherr me thikë është regjistruar në Tiranë mes dy vajz...
Ditën e sotme zjarri përfshiu një nga katet ku ndodheshin ...
CNA ka siguruar pamjet nga zjarri në kompleksin te Komuna ...
Një apartament në një kompleks te Komuna e Parisit është p...
Një i ri 20-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në flagra...
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gj...
I dënuar nga Gjykata e Apelit të Firences me 7 vite e 4 mu...
Policia e Gjirokastrës ka goditur rrjetin e shpërndarjes s...
Një 34-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Shkodër pasi...
Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në aksin nacional...
Një aksident është rregjistruar në aksin Vlorë-Fier, a...
Mjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik, shpët...
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Elv...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...