web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë e një organizate kriminale/ Ekstradohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

15 Dhjetor 2022, 16:28, Kronika CNA
Pjesë e një organizate kriminale/ Ekstradohet në Itali
Foto ilustruese

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Blutë bëjnë me dije se si rezultat i bashkëpunimit me homologët italianë u ekstradua Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës.

Beqiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim.

Ai akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga