web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fundoset varka me emigrantë në kanalin anglez/ Raportohet për viktima

14 Dhjetor 2022, 09:51, Kronika CNA

Fundoset varka me emigrantë në kanalin anglez/ Raportohet për

Një varkë me emigrantë është përmbytur në kanalin anglez.

Gazetari i "BBC"-së, Simon Jones, ka raportuar për viktima, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Varkat e shpëtimit me ekipet e rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore janë dërguar për të ndihmuar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në operacion bashkë me helikopterët e Rojës Bregdetare dhe Marinën Franceze, është përfshirë edhe një anije peshkimi e cila ndodhej në zone.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

“Ne jemi në dijeni të një incidenti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë britanike./CNA.al





Lajmet e fundit nga