web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbyset automjeti në Tepelenë/ Humb jetën shoferi

28 Janar 2026, 21:30, Kronika CNA

Përmbyset automjeti në Tepelenë/ Humb jetën shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Lopës. Sipas raportimeve, një kamionçinë është përmbysur në vendin e quajtur "Ura e përroit", në fshatin Salari.

Nga përmbysja e automjetit ka humbur jetën shoferi. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor "Dhëmblan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Ura e përroit", në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /CNA





Lajmet e fundit nga