Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Tiranë.
Besim Sherifi, 52 vjeç, kërkohet nga Maqedonia e Veriut për tri vrasje.
Policia bëri me dije se i arrestuari fshihej prej kohësh në Tiranë duke përdorur dokumente identifikimi false të një shtetasi nga Kosova.
Vrasja e trefishtë ndodhi më 5 tetor 2007 në Shkup.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit/Finalizohet faza e 80-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, lokalizohet dhe kapet në Tiranë, 52-vjeçari.
52-vjeçari fshihej prej kohësh në Tiranë, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, në emër të një shtetasi nga Kosova.
Lokalizimi i tij, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
52-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për vrasje (maksimumi i dënimit për këtë vepër në Kodin Penal të RMV, burgim i përjetshëm).
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara gjatë një kohe të gjatë hetimi dhe gjurmimi, për lokalizimin dhe kapjen e një të kërkuari për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut, është zhvilluar dhe finalizuar faza e 80-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Në kuadër të kësaj faze, shërbimet operacionale lokalizuan në zonën e Liqenit të Thatë, kapën dhe shoqëruan shtetasin e dyshuar për tri vrasje.
Nga verifikimi i thelluar rezultoi se shtetasi i shoqëruar, i cili përdorte dokumente identifikimi dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me emër të një shtetasi nga Kosova, ishte person i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasje të trefishtë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Besim Sherifi, 52 vjeç, banues në Kopanica, Saraj, Maqedoni e Veriut.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi Interpol Shkupi e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, vepër për të cilën legjislacioni penal i Maqedonisë së Veriut parashikon dënim maksimal, burgim të përjetshëm.
Ky shtetas dyshohet se më datë 05.10.2007, në fshatin Kopanica, Shkup, Maqedoni e Veriut, ka vrarë me armë zjarri, 3 shtetas.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 1 pasaportë kosovare, kartë identiteti kosovare dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me gjenealitetet e një shtetasi nga Kosova.
Materialet procedurale, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Shkupin, do të vijojë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.
Një shtetas 30-vjeçar u vu në pranga në tentativë për traf...
Policia ka vënë në pranga 56-vjeçarin që plagosi me mjet p...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash-Por...
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të hënë në Korçë. ...
Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në fshatin L...
Një 38-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e një vjedhje...
Një shtetas 31-vjeçar është vënë në pranga pasi lëvizte i ...
Një ngarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Durrës. Sipas...
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Në vijim të operacionit “The Wanted” ka rënë në pranga Buj...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në...
Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient të përshtatur pë...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-El...
Një vatër e madhe zjarri ka rënë në mbrëmjen e sotme pranë...
Në aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksi...
CNA ka siguruar pamjet nga zjarri në apartamentin në katin e...
Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në...
Një aksident ka ndodhur në rrugën "Egnatia" në Durrës. Rre...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin pub...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...