Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcjellë në datën 23.10.2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.18/2023, në ngarkim të të pandehurve: Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi duke i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 287/1 dhe 28/4; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1/2 dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal; si dhe të pandehurën Rajmonda Dashi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal.
Sipas akteve të dërguara nga autoritetet e drejtësisë belge, përmes letërporosisë dhe nga hetimet e kryera në lidhje me të dhënat e përftuara nga këto akte rezulton se të pandehurit, Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, vëllezër mes tyre janë dënuar nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët, ndërsa i pandehuri Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze.
Përgjatë hetimeve të kryera, rezulton se i pandehuri Besjan Ramaj, të paktën prej vitit 2010 në bashkëpunim të veçantë me të pandehurin Leonard Ramaj (vëllai i tij), Ardjan Malasi (i njohuri i tij) kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme, të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe transferim në vazhdimësi të pronësisë, si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Kjo veprimtari kriminale rezulton të ketë vazhduar nga viti 2010 e në vijim deri në vitin 2023.
Ndërsa e pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë.
Veprimet e tyre kanë konsistuar kryesisht a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme; b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dh) përdorimit të shoqërive tregtare, përmes lëshimit të faturave fiktive për të transferuar lehtësisht paratë.
Përgjatë kësaj veprimtarie kriminale rezulton të jetë përdorur kryesisht paraja në dorë, e cila është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k. me ortak dhe administrator, të pandehurin Ardjan Malasi, për t’u investuar më pas në pasuri të paluajtshme, e shoqëruar me kryerje të veprimeve dhe transferimeve të shumta bankare të vlerave monetare nga llogaritë e shoqërisë tregtare në atë personale dhe anasjelltas, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve fiktive juridike, si huadhënie, shitblerje të pasurive të paluajtshme, apo transferim të këtyre pasurive. Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntë milion lekë.
Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre tregojnë se të pandehurit kanë paramenduar mënyrën e të vepruarit, kanë pasur vazhdimësi në veprimtarinë e tyre, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve të shumta juridike dhe transaksioneve financiare, duke vepruar kështu në kuadër të një bashkëpunimi të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përfitimin material.
Dijenia e tyre mbi origjinën e paligjshme të pasurive dhe të të ardhurave rezulton e provuar për të pandehurit Besjan dhe Leonard Ramaj si të përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, ku janë gjeneruar të ardhurat e kundërligjshme dhe për të pandehurin Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi nga rrethanat faktike, si përfshirje të tyre në kryerje të veprimeve juridike haptazi fiktive, si dhe në veprime të tjera të kryera gjatë investimit në pasuri të paluajtshme të të ardhurave që dihet që kanë origjinë të paligjshme apo veprime të tjera juridike të kryera në lidhje me to.
Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar më herët dhe është kërkuar konfiskimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për:
1. 12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
2. 1 (një) dyqan prej 300m 2 në qytetin e Fierit;
3. 1 (një) pasuri e paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;
4. 4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
5. 3 (tri) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
6. 1 (një) shoqëri tregtare;
7. 2 (dy) automjete;
Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë së shtetit të Belgjikës dhe të Norvegjisë./ CNA
Një turistë është gjetur e pajetë mbrëmjen e kësaj të ...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga operacioni i policis...
CNA ka siguruar foto nga magazina në Korçë, ku ishin kulti...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje...
Njoftimi i Policisë: Komisariati i Policisë Elbasan arre...
Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e ...
Zbulohet nga policia një magazinë në Korçë me lëndë narkot...
Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin r...
Një banesë në lagjen “Ali Demi” është përfshirë nga zjarri...
Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të mos...
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të ...
Një aksident ka ndodhur në lagjen "Dritat e Verdha" në Kor...
Nga informacionet e para mësohet se një automjet ka përpla...
Në kërkim për një sërë veprash penale nga pjesëmarrja në o...
Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen...
Një tjetër përndjekës është arrestuar nga policia këtë...
Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, n...
Një pallat 6-katësh është sekuestruar në Durrës. Mësohet s...
Njoftimi i Policisë: Klos/ Specialistët për Hetimin e Kri...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë ku ka mbe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...