web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ngacmoi dhe i kërkoi s*ks pacientes/ Ndalohet mjeku, akuzat

23 Tetor 2024, 14:57, Kronika CNA

E ngacmoi dhe i kërkoi s*ks pacientes/ Ndalohet mjeku, akuzat

Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se:

Pas transmetimit të pamjeve filmike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin P. H., 58 vjeç, i dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Ngacmimi seksual" parashikuar nga neni 248 dhe 108/a të Kodit Penal.

Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Z., 51 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal./ CNA





Lajmet e fundit nga