web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacion antidrogë në Shkodër/ Asgjësohen mbi 3 500 bimë kanabisi

10 Korrik 2024, 12:11, Kronika CNA
Operacion antidrogë në Shkodër/ Asgjësohen mbi 3 500
Foto nga operacioni i policisë në Shkodër

Vijon operacioni antidrogë “Territor i pastër” në qarkun Shkodër. 

Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë.

Policia Shkodër ka gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe ka asgjësuar 3561 bimë anabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale./CNA 





Lajmet e fundit nga