web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Misteri i shpërthimit në Sarandë/ Identifikohet viktima

25 Qershor 2024, 21:57, Kronika CNA
Misteri i shpërthimit në Sarandë/ Identifikohet viktima
Foto ilustruese

Mbrëmjen e kaluar u raportua për një shpërthim të fortë në portin e Sarandës.

Policia njoftoi se, kishte shpërthyer një bombol oksigjeni dhe si pasojë kishte humbur jetën një palombar.

Detaje të reja janë zbuluar ditën e sotme të cilat i shtojnë më shumë misterin ngjarjes së ndodhur një natë më parë në Sarandë.

Viktima ka qenë shtetasi me inicialet A.N, 52-vjeç, banues në Sarandë.

52-vjeçari ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe kishte ngritur një kompani mjetesh të rënda të ndërtimit.

Hetimet po vijojnë dhe janë shtrirë në disa pista./ CNA

 





Lajmet e fundit nga