Zjarr në Karbunarë/ Digjen platacione agrumesh dhe ullishte
Raportohet se një zjarr ka rënë ditën e sotme në periferi ...

Policia kufitare ka goditur një rast për kalim të paligjshëm të kufirit në aeroportin e Rinasit.
Në lidhje me rastin, u vunë në pranga dy të rinj turq, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar u janë gjetur dokumente identifikimi dhe leje drejtimi të falsifikuara.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Njoftimi i policisë
Goditet një rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas turq.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionit e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje, shtetasi H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, së bashku me shtetasin A. H., paraqiti një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar. Të dy shtetasit u kaluan në vijë të dytë për kontroll më të detajuar.
Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit H. K. një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të dyshuara si të falsifikuara. Gjithashtu, edhe pasaporta greke e paraqitur rezultoi e falsifikuar.
Ndërkohë, në çantën e shpinës së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën një pasaportë turke me të dhënat e shtetasit H. K., e cila, pas ekzaminimit në laborator, rezultoi dokument i rregullt. Në bagazhet e shtetasit A.H., Policia gjeti një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e shtetasit Y. Y., të cilat, pas ekzaminimit paraprak në laborator, rezultuan të falsifikuara.
Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia Kufitare Rinas mbetet e angazhuar për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, si dhe për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie./ CNA
Raportohet se një zjarr ka rënë ditën e sotme në periferi ...
Arrestohen në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës dy per...
Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin ng...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshati...
Një operacion i koordinuar nga Karabinierët e Njësisë Hetu...
Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rreziko...
Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në l...
Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 3...
Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, 3 shtetas të akuzuar...
Pas një hetimi njëmujor Policia e Durrësit ka finalizuar o...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krastë, Fushë-Kr...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor m...
Vijon operacioni “The Wanted”, në kuadër të të cilit është...
Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koord...
Autopsia e 45-vjeçares shqiptare Gentiana Hudhra, që u vra...
Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë procesin gjyqësor ndaj të pand...
Falë informacionit të siguruar nga FAST Albania dhe shkëmb...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në autostradën Kavaj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...