Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë është shpallur në kërkim J. H., 20 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi Y. E., mori me qira një automjet tip "Audi", në Gjermani, të cilin e solli në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ia ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.
Shtetasit J. H. kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar "R 8".
Bëri kallëzim të rremë, për qëllime përfitimi, për vjedhjen e një automjeti tip "Audi" të cilin e kishte marrë me qira në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar.
Arrestohet gjithashtu 38-vjeçari që mori automjetin dhe shpallet në kërkim pronari i banesës ku u gjet i parkuar automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "R 8".
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush.
Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip "Audi", në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.
Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip "Audi", i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA
Policia ka arrestuar në Fier, Altin Stopanin alias Erion V...
Zyrtarët palestinezë njoftuan se si pasojë e sulmeve ajror...
Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Ymer Sallaku” është gjetu...
Një aksident ka ndodhur në zonën e quajtur SMT, në unazë t...
Gjykata në Britani të Madhe ka vendosur që të ekstrado...
Ditën e sotme, shtetasi K. I., 58 vjeç, ka rënë aksidental...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Podgorie të Mali...
Pasditen e së hënës, në fshatin Dushnik të Beratit, u ...
Një sherr ka ndodhur të hënën në fshatin Palasë në një...
54-vjeçari italian me iniciale M. A. tentoi të fuste në Sh...
Pjesa më e madhe e vendit tonë u përfshi nga një mot i...
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë ...
Reshjet e shiut në formë rrebeshi dhe breshëri si dhe era ...
Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë një magazine e përp...
Pas stuhisë që përfshiu një pjesë të mirë të vendit tonë, ...
Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasditen e sotme...
Pasditen e së hënës, në fshatin Dushnik të Beratit u qëllu...
Klea Prenga ka reaguar sërish pasi u dhunua nga dy motrat ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në ak...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:10 të kësaj t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...