web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina përplas karrotrecin e parkuar/ 4 të plagosur

3 Shkurt 2024, 21:19, Kronika CNA
Makina përplas karrotrecin e parkuar/ 4 të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një makinë tip “Golf 5” është përplasur me një karrotrec të parkuar në lagjen "5 Maji".

Si pasojë raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. 3 prej tyre raportohet se kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa për personin e katërt nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./ CNA





Lajmet e fundit nga