Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra” ka dosje të pasur në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste kur është bastisur nga Policia e Inspektorati Komunal. Pronari dhe lokali janë të njohur në publik për “të keq”, prandaj raportimet e sotme për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri ku dyshohet se i përfshirë është Dibran Hoxha nuk ishin të befasishme. Ky personazh ka deklaruar se kryer 189 vepra penale, ndërsa më e rënda i ndodhi sot. Ai dyshohet se gjuajti në drejtim të veturës në të cilën ndodheshin dy myshterinj të tij. Njëri mbeti i vrarë, tjetri i plagosur.
“Kobra City-t”, sot sërish ia vuri drynin shteti. Për shkak të një konflikti aty, në orët e mëngjesit të së martës u vra një 31-vjeçar nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Dëshmitarët e intervistuar kanë deklaruar se si motiv i mundshëm i vrasjes dhe plagosjes janë 400 euro.
Nazan Shero, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tha se sa janë të sakta këto deklarata mbetet për t’u vërtetuar pasi rasti është në hetim e sipër.
Ndërsa, Dibran Hoxhaj ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtë në heshtje.
“Sa janë të sakta nuk mundemi me ditë se jemi në hetim e sipër dhe për momentin jam duke ndërmarrë veprime hetimore. Janë deklaratat e dëshmitarëve që flitet për 400 euro mirëpo ai (Dibran Hoxhaj) është mbrojtë në heshtje”, tha prokurorja Shero për Gazetën Express.
Sipas policisë së Shqipërisë, në momentin që shtetasit nga Kukësi po largoheshin me automjet, dyshohet se Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.
Hoxhaj ekspozohet shumë në rrjete sociale dhe e do famën. Ai shpesh është shfaqur në intervista televizive ku ka shfaqur jetën e tij superluksoze. Është "merakli" i arit, i veturave dhe jetës së natës.
Ai në “TikTok”, ka rreth 200 mijë ndjekës. Hoxhaj pohonte se “u pendua” për veprat penale që i kreu në të kaluarën, por ai sot dyshohet edhe për një më të rëndë, vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi.
“Jam pendu dhe i sugjeroj gjithë rinisë që mos ta zgjedhin këtë rrugë për jetën time. Është jetë e vështirë dhe jo të gjithë e kanë këtë fat që ta mbijetojnë”, deklaronte Kobra në TopChannel.
Teksa nuk e mohonte se ka qenë “problematik”, thoshte se mosmarrëveshjet me njerëz kanë filluar pas hapjes së lokalit.
“Shumica e veprave (penale) kanë ardhë pas hapjes së lokalit “Kobra City” dhe aty kanë fillu mosmarrëveshjet me njerëz”
Pjesë e stafit të “Kobra City” dikur ishte edhe vallëtarja Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi”. Të paktën 1 herë ajo nga ky lokal doli me pranga në duar. Aty ishte gjetur drogë e armë.
Por, Kallashi dhe Kobra kanë ndarë rrugët.
Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë.
Aktgjykimet në fjalë janë shpallur gjatë periudhës kohore 2007 – 2021.
Nga 16 aktgjykimet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, Hoxhaj është dënuar me gjobë në 12 aktgjykimet e plotfuqishme, kurse në katër aktgjykimet tjera është dënuar me dënim me kusht.
Në aktgjykimin e 26 qershorit 2009, “Kobra” ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë për mbajtje të paautorizuar të armëve. Për të njëjtën vepër penale, ishte dënuar dy herë edhe në vitin 2012. Në aktgjykimin e 23 tetorit, ishte dënuar me 800 euro gjobë, kurse me 850 euro gjobë ishte ndëshkuar në aktgjykimin e po të njëjtës datë.
Për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, pronari i “Cobra City” është dënuar gjashtë herë.
Me aktgjykimin e marrë më 15 maj 2013, i njëjti ishte dënuar me 250 euro gjobë. Më 23 mars 2015 ishte dënuar me 3 muaj burgim me kusht. Edhe në vitin 2016, në aktgjykimin e 3 majit ishte dënuar me 1 mijë e 600 euro gjobë.
Për lëndim të lehtë trupor, ai ishte dënuar dy herë edhe në vitin 2018, më 13 gusht dënimi për të ishte 200 euro, kurse më 10 dhjetor ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë. Ndërsa, më 4 maj të vitit 2020, u dënua me 1 mijë euro gjobë për ketë vepër.
Ndërsa, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti ishte ndëshkuar dy herë. Fillimisht, më 27 nëntor 2012 ishte dënuar vetëm me 200 euro gjobë, kurse më 2021, në aktgjykimin e plotfuqishëm të 19 shkurtit, ishte dënuar me 2 mijë e 340 euro gjobë.
Gjashtë muaj burgim me kusht ishte dënuar më 16 nëntor 2007 për pjesëmarrje në rrahje.
Kurse, për “Kanosje”, “Kobra” u dënua me 140 euro gjobë, aktgjykim i cili u shpall më 13 gusht 2016.
Më 7 tetor 2014, Hoxhaj doli sërish para gjykatës për veprën penale “Dëmtimi i pasurisë së huaj të luajtshme”, ku ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.
Për veprën penale “Shmangie nga tatimi”, Hoxhaj u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë, në aktgjykimin e shpallur më 25 mars 2018.
Hera e fundit kur Dibran Hoxhaj mori masë ndëshkimore ishte më 1 nëntor 2021, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”, për të cilën dënimi i tij ishte 160 euro gjobë.
Faktin se ka shumë vepra penale, “Kobra” e kishte përmendur në emisione të ndryshme televizive, duke thënë se ka 198 vepra penale, por që gjitha sipas tij kanë lindur pasi kishte hapur lokalin e tij “Kobra City”.
Policia u informua sot rreth orës 04:10 për gjuajtje me armë zjarri në Prizren. Si pasojë e të shtënave me armë vdiq një 31-vjeçar dhe u plagos një 27-vjeçar, të dy nga Kukësi.
Policia nisi me intervistimin e stafit të “Kobra City”, në mesin e të cilëve është edhe Dibran Hoxhaj.
Pas bastisjes, është mbyllur lokali “Kobra City” në Prizren. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.
Gazeta Express raportoi se bastisje janë kryer edhe në shtëpinë e Dibran Hoxhës i cili njihet si “Kobra”. /CNA.al Burimi: gazeta Express
Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vr...
Një 35-vjeçar shqiptar, ka përfunduar në prangat e pol...
Policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka ek...
Policia ka arrestua paraditen e sotme një nga autorët ...
Dibran Hoxhaj, është pronari i lokalit “Kobra City” në Pri...
Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më pa...
Një aksident me pasojë humbjen e një jete dhe 4 të pla...
Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, është personi ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Ad...
Rreth 44 emigrantë janë kapur nga forcat kufitare të Brita...
Ditën e sotme, një klasë e shkollës 9-vjeçare “5 Shkur...
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra e punonjësit...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë...
30-vjeçari Albano Velo dyshohet se është organizatori i vr...
Visart Cengu, 31 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, p...
Policia ka arrestuar shtetasin G.H, pasi plagosi me ar...
Një konflik me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ve...
Policia ka bërë të mundur ndalimin e një prej autorëve të ...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mes disa të rinjve...
Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...