web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kërcet” arma në Kamëz/ 33-vjeçari, breshëri ndaj dy personave

24 Dhjetor 2023, 16:41, Kronika CNA

“Kërcet” arma në Kamëz/ 33-vjeçari,

Një person ka qëlluar më armë në rrugën "OSBE", në Kamëz.

Dyshohet se 33-vjeçari me iniciale J. K. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Golf", i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA





Lajmet e fundit nga