Makina përplas biçikletën/ Ndërron jetë në spital 65-vjeçari
Pasditen e sotme, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Ko...

Një shtetas kinez i kërkuar për grabitjen e afro 140 milionë eurove u arrestua në korrik në Tiranë, por “ping-pongu” i tij në gjyqësor ka alarmuar autoritetet e Interpolit, pasi një gjykatës në Tiranë urdhëroi që të shumëkërkuarit t’i caktohej masa “arrest shtëpie”.
Gjykatësi në fjalë është Kujtim Vranici.
Por çfarë ka ndodhur? E nisim nga fillimi.
Siç është bërë e ditur më herët në media, në datën 11.07.2022, ora 17: 30, u bë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit kinez Liangbin Chen, i biri i Chen dhe i Ye i datëlindjes 06.11.1990, lindur në Kinë dhe banues në Dubai, arsim 12-vjeçar, i identifikuar me pasaportë me nr. NO1449826.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datën 11.07.2022, ora 14:00, është ndaluar në hyrje nga Policia Kufitare Rinas, pasi në momentin që ka kryer procedurat e rregjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritet kineze.
Kjo është konfirmuar me e-mail nga Zyra e Interpolit Tiranë që: “Nga verifikimet e bëra në sistemin e ASF 2 rezulton se shtetasi Liangbin CHEN, i datëlindjes 06.11.1990 rezulton se është shpallur në kërkim nga Interpol Pekini/Kinë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ në shuma të mëdha prej 140 milionë USD. Interpol Pekini /Kinë, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit të mësipërm më datë 04.07.2022 dhe me vendimin nr.No.DG (X) BZ{2022}00055 lëshuar më 20.05.2022, kanë caktuar masë sigurimi ‘Arrest me burg’ për vepren penale:’ MASHTRIM’ parashikuar në nenet e Kodit Penal kinez. Sa më sipër, është kërkuar arrestimin e këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Kinës.”
Në vijim të interesimit për rastin vihemi në dijeni nga institucione të sigurisë se aktualisht i pandehuri ndodhet ende i arrestuar si pasojë e vlerësimit të ligjshëm të ndalimit të këtij shtetasi ku me vendimin e datës 22.05.2022 është caktuar masa e sigurisë “Arrest Burg” vendim ky i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga ana tjetër, Kina ka dorëzuar aktet e plota brenda afatit ligjor dhe vihemi në dijeni sa ka dhe një çështje që po gjykohet në themel për akstradimin. Ndërkohë, çuditërisht, Gjyqtari i gatshëm i muajit gusht, Kujtim Vranici po vijon paralelisht të gjykojë kërkimin për revokimin e masës së sigurimit, të padisë që tashmë përbën një non sens.
Si futet në “lojë” eksperti mjeko-ligjor

Burime kofidenciale nga shërbimet bëjnë me dije se një gjyqtar, një avokat dhe ekspert mjeko-ligjor, po bëhen pjesë e kësaj “loje” me qëllim që i pandehuri të dalë në gjendje të lirë ose arrest shtëpie dhe të mos mund të ekzekutohet vendimi i ekstradimit, duke i dhënë mundësi arratisjeje.
Arsyeja e kësaj kërkese lidhet me kushtet shëndetësore të këtij shtetasi duke dashur të tregojë gjendjen e tij shëndetësore “të rënduar “kjo një “artificë” për të bërë të mundur në dukje kushtet shëndetësore që kërkohen për revokimin e masës së sigurimit personal. Këtu hyjnë në lojë ekspertët mjeko ligjorë që sajojnë një akt ekspertimi (kliko këtu) për gjendjen shëndetësore “të rëndë”.
Ndërkohë me një praktikë “të shkollës së vjetër” pas disa shtyrje seancash Gjyqtari i cili po krijon një precedent të rrezikshëm dhe jo procedurial penal në përputhje me parashikimet e ligjit, pasi ka qenë për një javë gjyqtar i gatshëm në muajin gusht, vijon seancat, duke favorizuar nëpërmjet ndërhyrjeve, këtë shtetas kinez, me qëllim zëvendësimin e arrestit me burg. Si rjedhim mund të ndodhë që një vendim i gjyqtarit të caktuar me short të lejojë ekstradimin, tjetri ta ketë lënë të pandehurin në gjendje të lirë duke krijuar një paradoks brenda së njëjtës gjykatë.
“Ne jemi të shqetësuar sepse kalimi i tij në arrest shtëpie duket si një lëvizje e ngjashme me rastin e narkotrafikantit turk Abdulselam Turgut në vitin 2011, i cili pas vendimit të gjykatës u arratis.”- tha për Hashtag.al një burim i Interpol./Hashtag.al
Pasditen e sotme, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Ko...
Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan në prag të zgjedhjeve vend...
Dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës këtë të premte në Tira...
Punonjësi i policisë në Korçë, Enea Qose, nuk ka respektua...
Gazetari Artan Hoxha, e ka cilësuar Ervis Martinajn, t...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga vr...
Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuç...
Një krim në familje ka ndodhur në Elbasan. Burri ka d...
Më datë 08.09.2022, në rrugën "Mikel Maruli", dyshohet...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e P...
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes te Materni...
Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtet...
Dalin detaje të reja nga vrasja me thikë në fshatin Gë...
Një sherr është regjistruar pasditen e sotme, rreth or...
Tre persona janë vënë në pranagat e policisë për dhunë...
Muhamet Rrumbullaku është emëruar drejtor i përgjithsh...
Ekrem Rexhepi, 26 vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11 ...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj ...
Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të vrasë ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...