
Ditën e djeshme u zbulua një rast i rëndë abuzimi seksual në fshatin Sheqeras të Maliqit.
44-vjeçari Edison Sheme abuzonte prej 4 vitesh me vajzën e mitur të shokut të tij, e cila sot është 16 vjeç.
Në një intervistë për CNA, motra e të miturës dha dëshmi dhe detaje tronditëse.
Ajo deklaroi për CNA-në se abuzimin seksual të mitrës së saj e ka mësuar që në vitin 2021 nga disa letra të shkruara nga autori.
E reja rrëfeu se nuk tregoi gjë pasi mendoi se abuzimi kishte ndalur, pasi motra e saj nuk fliste për këtë çështje.
"Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej domethënë që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur si gjë.
Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi "Shiko se më kanë thënë të fshatit", mendova se është shumë keq gjendja dhe ...
Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur", u shpreh ajo.
Me lot në sy, ajo shpjegon se gjendja e motrës dhe familjes së saj është shumë e rëndë.
"Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë", tha e reja.
Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares u përgjigj se ajo dhe prindërit nuk kanë frikë, por për motrën nuk tha të njëjtën gjë.
"Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë ‘Kam hall se mos vjen ai’.
Unë dhe familja ime nuk shitemi për para sepse prandaj kemi zgjedhur të punojmë këtu e para, dhe e dyta, ku ka zë nuk është pa gjë. Personi në fjalë është i martuar, ka 4 fëmijë, një djalë me gruan e parë që ndodhet në Greqi, ndërsa me gruan e dytë ka 3 fëmijë. Ky ishte premtimi që i kishte bërë edhe motrës time, ‘Pasi të mbushësh 18 vjeç do të të marr e do ikim bashkë’.
Të them të vërtetën nuk e di nëse babi e ka çuar ndonjëherë në mend për ata të dy, por ai në syrin tonë nuk shfaqte ndonjë gjë të tillë por kur ishte me motrën i qeshte shumë. Këtë di të them", theksoi motra e viktimës.
Për këtë ngjarje të rëndë, të miturës i është bërë edhe ekspertizë mjeko ligjore, nga e cila ka rezultuar se vepra penale e "marrëdhënieve seksuale me të mitur" është konsumuar prej 4 vitesh./ CNA
Plagosi me thikë një ditë më parë të dashurën në Korçë, zb...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mirëpriti Prokuroren e Përgj...
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Prokurorisë së...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Zenisht të Matit, ku nj...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Nazer Seitit, i njohur si fina...
Princ Dobroshi, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni”, e...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Arrestohen 3 persona në Korçë, pasi kontrabandonin nga Maq...
Arrestohet një 28-vjeçar në Miriditë, pasi kundërshtoi dhe...
Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikolo...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat, në b...
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në z...
Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me vajzën e mitur...
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës ...
Një rast i rëndë abuzimi është regjistruar në fshatin ...
Një protestë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure p...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti në aksin r...
Ish-komandoja i Zall-Herrit, Neim Avdulaj, është futur në ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Korçë - Ma...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...