web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje/ Arrestohet 53-vjeçari

6 Korrik 2025, 10:07, Kronika CNA

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje/ Arrestohet 53-vjeçari

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Arka", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: 

K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./ CNA





Lajmet e fundit nga