Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Policia e Fierit ka zhvilluar një operacion të koduar “Procedimi” ku është goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e armëve.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 4 persona ndërsa janë sekuestruar armë dhe mijëra fidanë dhe fara kanabisi.
Deklarata e policisë
Ashtu siç u bë me dije edhe nga drejtuesi i Prokurorisë, jemi sot, këtu, për të prezantuar rezultatet e operacionit policor të koduar “Procedimi”, por gjithashtu për të përcjellë mesazhin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Ky bashkëpunim është i vazhdueshëm dhe i mirëkoordinuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në qarkun Fier.
Operacioni policor i koduar “Procedimi” është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.
Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.
Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.
Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.
Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.
Në vijim të hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”.
Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.
Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan:
4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);
3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
5000 fara kanabisi;
2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;
3 automjete dhe 10 celularë.
Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:
B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;
Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;
B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.
B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.
Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.
Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale./ CNA
Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qep...
Raportohet se një aksident rrugor ka ndodhur në Dimal. Si...
Zjarr në një magazinë me bar në Papër të Elbasanit. Zjarr...
Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim 6 policë, të ...
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpuni...
Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e Maliqit, të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e mjeteve në Sovja...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Policia ka arritur të zbulojë identitetin e autori të vras...
Zbardhen dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ...
Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan t...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bas...
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ...
Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të di...
Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në ...
Një aksident me dëme materiale është regjistruar pak minut...
Dy të rinj, një prej tyre më origjinë shqiptare, u arrestu...
Një vatër masive zjarri ka përfshirë këtë të diel pyllin m...
Raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e s...
Dy turistë janë gjetur në ujë nga Policia kufitare në zonë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...