web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutori që derdhi plumbat mbi gratë/ Para 15 vitesh vrau një 22-vjeçare, i përdhunoi motrën dhe mori peng nënën

1 Mars 2023, 15:02, Kronika CNA

Ekzekutori që derdhi plumbat mbi gratë/ Para 15 vitesh vrau një

Tri ditë pasi është liruar nga burgu 40-vjeçari Dan Hutra ka përgjakur familjen e gruas së tij.

Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosura Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nënën e saj).

Ndërsa dy viktimat janë Mevlute Hysa, 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Dan Hutra, autori i krimit kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu, pasi ka qenë arrestuar për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilën sot e vrau.

Hutra rezulton të jetë person me precedent të theksuar kriminal.

Në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe, nga Klosi.

Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.

Së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti./CNA.al





Lajmet e fundit nga