web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i Elton Javorit/ Pranga njërit prej autorëve

20 Prill 2026, 13:59, Kronika CNA

Ekzekutimi i Elton Javorit/ Pranga njërit prej autorëve

Policia e Fierit ka vënë në pranga 38-vjeçarin A. G., i akuzuar për një vrasje të ndodhur rreth 3 vite më parë. Bëhet fjalë për vrasjen e Elton Javorit, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor 2023 në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Pas një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit që drejtohej nga Javori. Si pasojë, 41-vjeçari Elton Javori ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Më herët për këtë ngjarje është arestuar edhe 33-vjeçari, K. G. në shtator të vitit 2024.

 

 

Njoftimi i policisë

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.





Lajmet e fundit nga