web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Dibër/ I riu rrëmben të miturën, dyshime për abuzim seksual

17 Nëntor 2023, 13:27, Kronika CNA
E rëndë në Dibër/ I riu rrëmben të miturën,
Foto ilustruese

Një 26-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia e Dibrës pas dyshimeve se ai ka mashtruar një të mitur të cilën e ka marrë në automjetin e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

26-vjeçari i identifikuar si E.D., akuzohet për rrëmbimin dhe kryerjen e marrëdhënieve me të miturën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga