Era rrëzon pemën mbi makinë/ Dëmtohet drejtuesi i mjetit
Në segmentin Peshkopi-Muhur në vendin e quajtur Kthesa e M...

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, nga Klodiana Lala u transmetua dokumentari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas të dhënave paraprake, autori dyshohej se ishte një I burgosur grek, 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis.
Sipas materialit që disponon emisioni “Në Shënjestër”, pas hetimeve të thelluara rezultoi se vrasës i vërtetë mund të ishte një shqiptar, i paguar nga jashtë burgut. Dhe se greku që u dyshua në fillim si i tillë mund të ishte i kërcënuar, për ta marrë përsipër këtë vrasje.
Ky vrasës shqiptar u identifikua si Xhuliano Halili.
44-vjeçari nga Tepelena, i njohur për mënyrën e tij mizore dhe të paskrupullt në kryerjen e vrasjeve. Halili që sipas hetimeve e kishte qelinë ngjitur me atë të Jani Aliaj, në sektorin nr 3 të burgut të Koridhalos.
Dhe që u evidentua se çuditërisht kishte mbetur i plagosur në këtë ngjarje. Dyshime të cilat u përforcuan edhe më shumë për vetë faktin se 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis, ishte paraqitur me vullnetin e tij të lirë te autoritetet e burgut, duke u shprehur atyre se ishte ai që e kishte vrarë Jani Aliaj.
Ndërkohë që në trupin e tij nuk kishte asnjë përleshje. Ndryshe nga shqiptari tjetër, Xhuliano Halili, që në trup kishte shenja gjaku. Shqiptari nga Tepelena që mbante mbi supe krime monstruoze.
Pasi më parë po në burgun e Koridhalos, kishte vrarë shqiptarin tjetër, Alfons Ndoci. Ndërkohë që brenda burgut kishte filluar të përflitej fakti se vrasësi i vërtetë i Jani Aliaj, ishte bashkëatdhetari i tij, Xhuliano Halili.
Dhe jo 28-vjeçari grek, që thuhet se ishte paguar ose kërcënuar për të marrë ai përsipër vrasjen e Aliajt. Gjë që i ra në vesh edhe policisë greke.
Dosja Hetimore
‘Jani Aliaj dyshohej prej vitesh se ishte përdorur në luftën e së ashtuquajturës. ‘Mafia greke’. Kjo pasi ka pasur dyshime se ai ka qenë ekzekutor i një prej drejtuesve të grupeve kriminale greke që kontrollojnë jetën e natës në shtetin fqinj. Megjithatë këto dyshime kurrë nuk u vërtetuan.’
Por a ishte kjo në të vërtetë arsyeja përse Jani Aliaj u ekzekutua në një mënyrë të tillë? Pikërisht lufta brenda ‘mafias greke’.
Një luftë e cila në vitet e fundit ka ngrënë shumë koka shqiptarësh. Por që kishte afruar pranë vetes edhe shumë shqiptarë të rekrutuar me pagesë. Siç njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tepelena, Xhuliano Halili, i njohur ndryshe edhe me emrin ‘Niko’.
Sot i dënuar me burgim të përjetshëm, si vrasës me pagesë. Por që në CV-në e tij kriminale, ruan si rekorde disa nga krimet më të urryera që mund të bëjë një vrasës i zhveshur nga mëshira. Siç është edhe ai i nëntorit 2011 në Kallamata të Greqisë.
Ku pasi qëlloi me çifte në kokë shqiptarin 35-vjeçar Fillim Mesaja, nga fshati Caj i Kukësit, me të njëjtin gjakftohtësi, vrau edhe djalin e tij vetëm 2 vjeç e gjysmë, duke e therur në fyt.
Ngjarja që ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Ku shkak ishte bërë larja e hesapeve midis Vasilis Varelas dhe Fillim Mesajës.
Krim monstruoz për të cilin u arrestua. Por në vitin 2018, ndërsa po transportohej drejt burgut, ai mundi të arratisej nga Porti i Pireut.
Ku bashkë me të u arratis edhe shqiptari tjetër, Alfons Ndoci. Por që të dy u kapën shpejt.
Të njëjtët të cilët më pas u panë të prishnin shoqërinë e tyre. Xhuliano Halili i cili në rrethana të paqarta në qershor të vitit 2024, vrau brenda burgut të Koridhalos, 35 vjeçarin Alfons Ndoci si dhe plagosi 48-vjeçarin Altin Vokrri.
Vrasje e cila edhe në këtë rast dyshohet se ishte paguar nga jashtë burgut. Xhuliano Halili që target të tijin kundrejt pagesës nuk kishte vetëm shqiptarët.
Por edhe grekët. Pasi në vitin 2008 dhe 2009, ai kishte qenë autor edhe i dy vrasjeve të shtetasve grekë. Hakmarrje e cila ra po kaq mizore edhe te kushërinjtë e tij.
Siç ishte vrasja në vitin 2022 e kushëririt të tij Sulo Halili, me orgjinë nga Tepelena.
I cili u ekzekutua dhe u dogj në nëntor të këtij viti, në Skourta të Viotias. Dhe ku dyshimet e policisë greke janë se ekzekutimi i tij ka lidhje me veprimtarinë e kushëririt të tij Juliand Halili, ose Xhulian Halili.
Halili që thuhet se ishte prej kohësh në urdhërat e mafiozit famëkeq grek Vasilis Varelas. Të paktën në dy raste të provuara.
Varelas që në rininë e tij kishte qenë dublues në filmat e aktorit të njohur të Hollyëodit, Chuck Norris, në vitet ’80. Por që më pas e kishte lënë karrierën si aktor dublant dhe kishte filluar të krijonte filmat e tij të parë, duke u përfshirë në disa krime të rënda në Greqi, si dhe në trafikun e drogës./Në Shënjestër
Në segmentin Peshkopi-Muhur në vendin e quajtur Kthesa e M...
Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga policia...
Disa të mitur të moshës 15 dhe 16-vjeçare janë konfliktuar...
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. Sipas informacion...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në info...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Londrës dy ditë m...
Një 23-vjeçare, banuese në Sukth, ka humbur jetën një ditë...
Një shtetase është proceduar penalisht, pasi tentoi të kal...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Një i mitur është plagosur në Kukës, pasi teksa po luante ...
Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Specialistë...
Një shtetas italian është arrestuar, i shpallur në këkrim ...
Një 23-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme teksa ri...
Tre persona janë ekstraduar nga Danimarka, Franca dhe Ital...
Një i ri ka humbur jetën pasditen e kësaj së diele, pas dë...
Dy të rinj në Korçë janë proceduar penalisht për veprën pe...
Një 35-vjeçare që ndihmonte emigrantë të paligjshëm që syn...
Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e 18-vjeçar...
Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, teksa po ...
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me dyshimi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...