Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...

Tre persona janë ekstraduar nga Danimarka, Franca dhe Italia në kuadër të operacionit “The Wanted”. Sipas informacioneve policore, këta tre persona janë të dënuar apo akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht, nga Danimarka është ekstraduar një 28-vjeçar me tri identitete, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai ishte i dënuar nga një gjykatë norvegjeze, me 13 vjet burgim, për disa vepra penale.
Nga Franca është ekstraduar një 25-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg. Ndërkohë, nga Italia është ekstraduar një 39-vjeçar me dy identitete, pasi Gjykata e Fierit, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.
-U ekstradua nga Danimarka, shtetasi D. M. alias D. Ç. alias O. C., 28 vjeç, i lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shtetasi D. M. ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Mbi bazën e materialeve të dërguara nga autoritetet norvegjeze dhe nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kanë rezultuar pasuri (prona) të pajustifikuara në emër të tij dhe të familjarëve së tij.
-U ekstradua nga Franca, shtetasi Ch. R., 25 vjeç, i lindur në SHBA.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 05.11.2024, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në muajin qershor 2024, në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit me skaner, në valixhet e këtij shtetasi janë gjetur 2 armë të ftohta (thika metalike).
-U ekstradua nga Italia, shtetasi G. M. alias G. H., 39 vjeç, i lindur në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 13.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas akuzohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit Gj. K., duke e mashtruar se do ta ndihmonte për të shkuar në Itali, në mënyrë të paligjshme.
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. /CNA
Një i ri ka humbur jetën pasditen e kësaj së diele, pas dë...
Dy të rinj në Korçë janë proceduar penalisht për veprën pe...
Një 35-vjeçare që ndihmonte emigrantë të paligjshëm që syn...
Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e 18-vjeçar...
Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, teksa po ...
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me dyshimi...
Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit ...
Një shqiptar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme ...
Gjykata në Bruksel ka vendosur se të dhënat e siguruara ng...
Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë në një pallat përballë...
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeç...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një vajzë është ...
Institucionet e sigurisë së tregut në Kosovë kanë zbuluar ...
Pas ekstradimit nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario ...
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme të Drejtorisë së Forcë...
ADN-ja hedh dritë mbi rastin e përdhunimit të 12-vjeçares ...
Aksident në aksin nacional Korçë - Bilisht, në afërsi të f...
I dënuar me 4 vjet burgim për kultivim të bimëve narkotike...
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Vorë. Autom...
Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekues...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...