SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar tre shtetas gjatë operacionit të koduar “Falsifikimi”.
Këta persona falsifikonin dokumente të ndryshme duke nisur nga pasaporta, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie e të tjera.
Gëzim Xhafa, Artur Bramo, Shpetim Bega në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin këto falsifikime.
Së fundi kanë dalë përgjimet ku tregojnë se si tre shtetasit kryenin pazare në këmbim të parave.
Ndër të tjera në laborator falsifikoheshin karta identiteti me nënshtetësi greke (taftotita), 80 mijë lekë copa, ndërsa për karta britanike grupi merrte 200 euro.
Pjesë nga përgjimi i Prokurorisë
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:210 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
A-O Turo
B-Unë po të shifsha ty
A-Ça bëne si kalove?
B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë
……
B-I thashë atij shokut kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
maksimumi tre
A-Po mir mo, ça është sot, e hëne e martë
B-Të mërrkurr të enjten
A-E deri të ejnte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dot, më ra telefoni m'u zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmëndësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër, mirë
…….
A-Tani se i thashë unë atij, kam gjet një shok, një mik të mir i thashë se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thashë do njëqind euro ta bënë, sikur më the ti, a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa, don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj, kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kart Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thon qe ky ka patentën po ka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
kartat shëndetësore, a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
A-Ë kartën, kartën e patentën
B-Këto, këto i ke të sigurta
A-Po
B-Kështu
A-Ti jap këto unë
B-Po ma jep fotografinë mua njëherë, tashti si e ke emrin ti
A-Unë quhem Arjanë
B-Arjan, unë e kam Arturë
A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po, këtu ke dhe dy fotot, s'duhen më shumë se dy
B-Tjetrën ta rujm për kartonin, një do ai po hajd mo dy për siguri
A-Meri dy
B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
A-Po, urdhno dhe dy fotografit, ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është, llogarite
B-Klas të katërt
A-Klas të katërt po
B-Për motor s'ma mban b*tha me ja bërë për motor se thotë ai ku i bëri ky motorin, makinën
përnjëherë
A-Po
B-Ça po shkrun ti?
A-Numrin tëm që t'më marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po, ja tek e ke, merr një numër dikuj më merr në telefon e më thuaj
B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
A-Po
B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefonë
B-As mos e diskuto atë muhabetë
A-Po kështu na këto tonat ça, ça ke bër
B-Si tonat
A-Për shëmbull dokumentat tona a…
B-Ça do ti, patenta
A-Patent na nji
B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti, jan budallenj njerzit
A-Po
B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
A-A shpërndajm
B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë, tetdhjetmij lek
shqiptare, Tafton
A-Po kartën, kart Greke
B-Kartë Greke, tafto quhet ajo
A-O Tur hajd pra gjith të mirat.
Referuar procesverbaleve të vëzhgimit, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
……
B-Ashtu fallco greke?
A-AA
B-Kartë.
A-A don kartë apo pashaportë nuk e di.
B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
A-Karta i bëhet domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-Po i mori të gjitha ai.
A-S'të dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca janë!
A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
B-Du me nejt…..
A-Jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a s'e sjell.
B-As unë se mora vesh, ça je tub o i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darkë me ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
B-Ca të dojë ai
A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
B-Karta!
A-Ha
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lekë
A-Tetëdhjetë mijë lekë
B-Eeee.
A-Se s'e mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thashë që dje a pardje.
……
B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lekë. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
B-Shtatëdhjetë mijë c'ke ti e di unë.
A-Ta pyes atë ca i duhet dhe ta tregoj.
…….
B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjellë ai në orën dhjetë.
A-Po pse s'e more?
B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
……
A-Po të marr në telefon.
B-Të vi të marr ato, vi të mor domatet thuj.
A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.
U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit leje drejtim e shtetësisë greke me gjeneralitetet Ermir Shatri i datëlindjes 09.06.2003, me nr.937285571, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.
Me datë 09.11.2022, u mor kontakt me bashkëpunëtorin dhe me procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 6 (gjashtë) kartëmonedha të prerjes 2000 (dymijë) lekë me numrat e serisë QJ917756, YP608107, ZM800146, QK024479, QE259055 dhe QY415191 UC8700667336 dhe UC2608231285, për realizimin e blerjes së simuluar.
Referuar raportit të shërbimit të datës 09.11.2022, policia gjyqësore e vendosur në shërbim sipas autorizimit të prokurorit, për kryrjen e veprimeve simuluese. Në orën 14:50 është afruar bashkëpunëtori përgjatë rrugës “Myslym Shyri” dhe ka ecur në drejtim të rrugës “Besim Imami” dhe është ulur në brendësi të një bar kafe në këtë rrugë e cila është ngjitur me hyrjen e banesave të shtetasve të dyshuar për kryerjen e aktivitetit kriminal Gëzim Xhafa dhe Artur Bramo. Përreth pas 5 minutash në këtë bar kafe është futur dhe shtetasi Gëzim Xhafa, i cili është ulur me bashkëpunëtorin dhe kanë qëndruar aty në lokal përreth 15 minuta dhe pasi kanë dalë në dukje janë përshëndetur, dhe bashkëpunëtori ka vazhduar drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërkohë që Gëzimi ka qëndruar në bar kafe. Për shkak të rrezikut të mosdekonspirimit të shërbimit nuk është bërë i mundur fiksimi dhe fotografimi i takimit. Është marrë kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur tri dokumente të llojeve “Kartelë e pasurisë së paluajtshme, certifikatë regjistrimi pronësie në emër të shtetasit Bujar Bedri Bega dhe kartelë e pasurisë së paluajtshme me kod unik 821086274” të dyshuara të falsifikuar të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 09.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24 të datës 09.11.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
……
A- O Gëzim, si je?
B- Hë mo, ça bon?
A- Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?
B- Asnji gja.
A- Ka dal mirë ai!
B- Po shife mo, aty e ke.
A- Kjo s'më duhet ma.
B- Ajo s'ke ku e fut ti këtë, janë dixhitale.
A- Ajo që bëna këtë, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.
B- Hë!
A- Unë e solla.
B- Hë.
A- Do një kartë italiane ose greke.
B- Do greke!?
A-Po po rri në Angli ai.
B- Do tofni apo do kshu?
A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm t'u tham që cikaq bon.
B- E do kshu plastike! Plastike e don !?
A- Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.
B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?
A- Edhe me e bo para dy-tre vjetësh, nga ato dykapakësh si ka qenë.
B- Nga ato dykapakësh, se ato janë origjinale.
A- Po se ato janë më të sigurta më tha.
B- Po.
A- Si problem, se e bo me datë të vjetër.
B-Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)..
A- Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.
B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.
A- Tani.
B- Merri dhe këto. Mbaji, ta pysim!
A- Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)
B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!
A- Të mi çojë ai mu. Aaa?
B- Dyqind euro.
A- Dyqind euro.
B- Dyqind euro, e ke origjinale.
A- Ti tham unë.
B- Janë të vjedhme atje.
A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!
B- Dyqind euro
A- Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.
B- Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.
A- Të çoj vetëm fotografi.
B- Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.
A- Po okej.
B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.
A- Flokët i con dhe në foto, po i shkru dhe ai.
B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.
A- Okej.
B- Ëë.
A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.
B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.
A-Po.
B- Ene boje kshu, në rregull.
A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.
B- Po në rregull.
A- Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.
B- Mirupafshim!
U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur disa dokumente dhe konkretisht 1 (një) certifikatë regjistrim pronësie e datës 08.11.2022, në emër të shtetasit Bujar Bedri Bega. 1 (një) kartelë e pasurisë së paluajtshme me kod unik 8271086274, e datës 08.11.2022 dhe 1 (një) kartelë e pasurisë së paluajtshme me datë 08.11.2022, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtyre dokumenteve.
Me datë 16.11.2022, u mor kontakt me bashkëpunëtorin dhe nga ana jonë me procesverbalin e datës 16.11.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan kartëmonedha të prerjes 1000 (njëmijë) lekë copë 24 (njëzet e katër), me nr. Serie GA8685669, GC0508916, GC1870933, GA6738719, GB8276810, GA2743747, GA9746042, GB1482957, GA8714005, GB5893293, GB1808947, GA6758292, GA3541970, GA129938, GB5609764, GB9177208, GA0684446, GB3484347, GB1483302, GC0603137, GA2070270, GB4283565, GB4282587, GB9155110, për realizimin e blerjes së simuluar.
Referuar procesverbaleve të vëzhgimit, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 16.11.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 17.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 16.11.2022 ora 11:45 deri në orën 11:48 të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
……
A- Hë Gzimo ça bone, si je a u lodhe?
B- Hajt mo mir.
A- S'kam qen mirë fare
B- Ça ke?
A- Tensioni e ………po ça ke bo?
B- Hiç.
A- Je lodh?
B- Hajt mo.
A- Shifi kto njëherë.
B- Po ça?
A- Atë kartën pra italiane.
B- Kartën italiane.
A- Po.
B- Si?
A- Si folëm atë ditë, nuk o boshe.
B- A e do të thjeshtë apo më të mirë?
A- Ti e din se si bohet ajo se ku di gjo un.
B- Kto jan çmimet o burr ka dhe të lirë ka dhe të mirë.
A- Po pra a m'the 200 (dyqind) atë ditë.
B- Po
A- Për sa e ban?
B- Tani ti fus vet un?
A- Aa?
B- Ti fus vet un?
A- I ke aty mor burr emrat.
B- Gjatësinë, sup, flokët, këto po i vej kafe un po për gjatësinë të paktën.
A- 1.72(një e shtatëdhjetë e dy) është ai.
B- Me këtë emer e do?
A- Po, 1.72(një e shtatëdhjetë e dy) bonja se çaq është ai se e maj men.
B- Nejse mo e ke ndor ti.
A- T'i jap lekt tani?
B- Po kot mo mboni përshtypje, për atë….. që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?
A- Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e s'di gjo se ka i merr do lekë, ka i merr ca lekë. 200(dyqind) i ke këtu. Numëroi po dush. Je në rregull?
B- Tashi, nesër.
A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..
B- Thashë un ngaqë i ka kap ai Artan Lame, kishin kap ato të ……….
A- Po jo or s'ka lidhje fare, s'ka lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.
B- Hajt mirupafshim.
Referuar procesverbaleve të vëzhgimit, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 18.11.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.
U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit kartë identiteti me gjeneralitetet Sabin Tufa i datëlindjes 10.10.1994, me nr.AY3063155, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23 të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
……
B-Hë mo!.
A-Hë, Gzim si je?
B-Ça bone?
A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.
B-Pse mo!? Ça kishte gishti?
A-Ça ke bo?
B-Hiç.
A-A po të ecin punët? Paska dal mirë!
B-Po.
A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi. Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.
B-……biles, biles kan ik këta?
A-Jo mo, janë atje ato. Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.
B-Jan atje ato!?
A-Po
B-Ooo, atje i ke origjinale fare.
A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë. Bashkëpunojmë.
B-Po normal.
A-Unë du njerëz tak-tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tri ditë, pesë ditë, shtatë ditë.
B-Jo mo vëlla jo.
A-S’haptë telefonin. I tham sot, sot. A e kupton?
B-As nuk bëhet fjalë fare.
A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he, e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare, i çova me foto gishtin, qe jam në spital. Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj. Nesër thash, shkoj e marr.
B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?
B-Jo s’pi ma, ku pi ai. Po Turi, është një çikë.
A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi. E kishim lanë për t'u taku, dhe s'ma hapi. Thashë atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti? Po si s'e njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz. Se ne kshu punësh bojmë.
B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?
A- Po i pat ra ai!
B-Po i ke ra ti!
A-Jo s'i kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thashë, s’ma ke hap telefonin. S'i kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër. Ai s'e di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!
B-Po, po. Ti ishe pardje këtu.
A-Po, nuk më pau pra!
B-Po s’të ka njof more.
A-Po pa, po si fola.
B-Hajt mirë.
A-Hajt pra.
B-Të iki unë?
A-Ik. Hajt pra të bëj telefon.
B-Se jam t'u pi kafe me nusen, aty mbrapa.
A-Të baj telefon, kismet të hanën.
B-Aaa!?
A-Hajt cao o Gzim. Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej. Se mi nis ai, sot ose nesër.
Falsifikonin dokumente, letërnjoftime e pasaporta, Prokuro...
Gazetarja Evis Ahmeti ka folur në lidhje me ekzekutimin e ...
Gazetarja Glidona Daci ka folur për vrasjen e Menduh K...
Një aksident është regjistruar rreth orës 19:00, në ak...
Një trafik i rënduar paraqitet në unazën e qytetit të ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin pë...
Policia e Vlorës ka shoqëruar katër persona në komisar...
Policia e Elbasanit, ka dhënë njoftimin zyrtar mbi aks...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Samurr në E...
Gazetarja Dorjana Bezat ka folur për një nga çështjet ...
Një bombol gazi shpërtheu dy ditë më parë në një banesë në...
Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sot...
Një aksident është regjistruar rreth orës 20:15, në ak...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazë të Re, n...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku nj...
Rrëshqitje dheu dhe masivi gurësh ka pasur mbrëmjen e sotm...
Morel Kërtalli, 41-vjeçari i cili u ekstradua drejt Shqipë...
Të tjera detaje të reja kanë dalë në dritë, sa i përke...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...