Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga përballja e sotme në gjykatë e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit dhe vajzën në videon e tij, Alma.K.
Hoxha tha në emisionin e Ylli Rakipit se Gjici u mundua të shpjegojë se nuk ka shkelur ligjin dhe tha se ka patur një njohje me Alma K.
Ndërkohë, kjo e fundit ka treguar rrethanat dhe ka deklaruar se me Gjicin ka qenë takimi i dytë.
"Sot gjykata bëri njohjen e vendimit. Gjykata vendosi masën arrest me burg për Safet Gjicin. Për zonjën Alma, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpiak, sepse ka një fëmijë 12 vjec dhe nënën e sëmurë. Prokuroria nuk ka gjykuar që ajo përbën rrezikshmëri që mund të dëmtojë hetimin. I kanë mbajtur edhe pasaportën.
Ajo që ndodhi në gjykatë, hyrja e shtetases A.K u bë nga dera kryesore e SPAK. Nuk është ajo zakonisht dera për këta persona, zakonisht hyjnë në pjesën e mbrapme.
Zoti Gjici ishte mbrapa kafazit, zonja A.K jashtë kafazit.
Zoti Gjici u mundua të shpjegojë se nuk ka shkelur ligjin dhe tha se ka patur një njohje. Gjici tha se ka marrë ndëshkimin moral, por nuk ka bërë shkelje ligjore, pasi ai nuk ka patur projekt në dorë dhe sipas atij meqenëse nuk ka projekt dhe vendim, kjo vepër nuk është kryer.
A.K ka shpjeguar rrethanat. Ka thënë që ishte takimi i dytë. Në takimin e parë ka ndjerë një lloj afrimiteti me Gjicin dhe në të dytën e ka regjistruar. Zonjën A.K, e kanë futur te korrupsioni aktiv ndërsa Gjici korrupsion pasiv. Gjici këmbënguli që nuk ka të bëjë me korrupsionin. Nga krahu tjetër, premtimi është bërë, video dëshmon që jo vetëm është bërë, por kryetari i Bashkisë ka marrë dokumentacionin. Mbledhja nuk ndodhi sepse video rrodhi.
Dëgjuam që pajisja është një çantë e ardhur nga India. Ka qenë një gotë, ose termus, kamera u vendos në pjesën e sipërme. Nuk hyje dot në zyrën e Gjicit me asgjë, as me celular…
Kurthi si ngrihet? Kur ti e merr vesh që te ky shtegu kalon një sorkadhe, ngre grackën. Pra, nuk është se u ngrit një kurth dhe ai nga rrethana zero ra te kurthi. Ai dihej që kishte këtë lloj problemi dhe te kjo pikë e dobët u godit.
Zonja tha, kisha bërë takim të parë me zotin Gjici dhe aty kuptova se kishte simpati ndaj meje. Kuptova që në takimin e dytë mund të shkonim në marrëdhënie dhe e filmova.
Që të mos dilte video janë paguar para. Video doli. Tani ma thua dot, këta që kanë paguar para, i kanë kthyer lekët mbrapsht?", deklaroi Hoxha./ CNA.al
Pas 5 ditësh kërkime të pandërprera, polumbarët e Repa...
Dalin detajet e para nga të shtënat me armë zjarri në qend...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më pa...
GJKKO rrëzoi sot kërkesën për të lejuar Fredi Belerin që t...
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, është ...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrug...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të ...
Zbardhet dëshmia e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kuk...
Policia ka vënë në pranga shtetasin V. Ç, 68 vjeç, pasi në...
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet greke ...
Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës, ka rënë z...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Vlorë. Dyshohet ...
Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qen...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ...
Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore...
Një shtetas shqiptar, banues në Perugia, është arrestuar n...
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se dy t...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se ish kryebashki...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se videoskandali ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...