web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident pranë Ishull-Lezhës/ Automjeti përplaset me motorin, 1 i lënduar

21 Shkurt 2026, 16:11, Kronika CNA

Aksident pranë Ishull-Lezhës/ Automjeti përplaset me motorin, 1 i

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në dalje të superstradës, pranë zonës së Ishull-Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, duke plagosur drejtuesin e motorit. I lënduari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga informacionet rezulton se motomjeti po lëvizte drejt Lezhës, ndërsa automjeti, që vinte nga qyteti i Lezhës, ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës. Përplasja ka ndodhur pikërisht në këtë moment.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Qarkullimi në zonë ka qenë i vështirësuar përkohësisht, ndërsa hetimet vijojnë./CNA





Lajmet e fundit nga