Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...

Një 48 vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi.
Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte aritmi dhe tension të ulët. Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.
Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.
"Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të shpeshta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do vemë në spital. E çuam, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte aneminë, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s'na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?
Ditën tjetër përsëri tha që s'jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të shpeshta dhe i bënë tri gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. Sot në mëngjes u ngrit, mori për të ngrënë dhe ishte në dhomën e saj. Gjyshi më tha hajde foli mamit se s’po na përgjigjet. U ngrita dhe shkova atje, e pashë të shtrirë, e kuptova që kishte ndërruar jetë.
Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër."
Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48 vjeçares do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes./ CNA
Interpoli ka ekstraduar nga Italia në Shqipëri shtetasin K...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e t...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ku...
Policia vijon operacionin “The Wanted”, për lokalizimin, k...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndod...
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmje e sotme ...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrogozhinë. Një ...
Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga 3 persona dhe kanë sh...
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në qytetin e D...
Një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili i mor...
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Borders 4”, ...
Një konflikt ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlo...
Një shpërtim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesi...
Ka ndërruar jetë Muçi Shaljani (Sheqeri) i mbetur i plagos...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka zbuluar...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vorë-Tiranë...
Një mjeke e Spitalit të Fierit është proceduar penalisht, ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin francez të Bresti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...