Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin francez të Brestit, ku çifti shqiptar nga Korça, Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre. Policia franceze është njoftuar nga banorët e zonës, të cilët kanë dëgjuar të shtëna armësh.
Në vendngjarje është gjetur edhe një pushkë gjahu, ndërsa dyshimet paraprake flasin për një vrasje të gruas nga bashkëshorti, i cili më pas dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie vijojnë të mbeten të paqarta. Çifti ishin prindër i dy fëmijëve të mitur.
Familja Janaqi në Shqipëri ka marrë lajmin tragjik mbrëmjen e kaluar. Nëna e Andonit, Floresha Ilo, tregon se kishte folur me të birin pak orë para ngjarjes.
Ajo rrëfen se djali i ishte dukur i mërzitur, ndërsa sot kërkon vetëm ndihmë për t’i sjellë trupin në atdhe. E tronditur, ajo thotë se jeton me një rrogë minimale dhe nuk ka mundësi të udhëtojë drejt Francës. Sipas saj, marrëdhëniet me familjarët e Anjezës janë ndërprerë pas ngjarjes, duke mos pasur komunikim as për fatin e fëmijëve.
"Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s'kam lekë të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba. Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarëveshje në çift.
Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali.
Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Që kur u bë vrasja nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di a ka folur familja e nuses dhe s'e di ç'kanë diskutuar për fëmijët. Jam përpjekur të flas, por më thonë "nuk ke turp që na flet?"
Ai vrau dhe veten e tij, dhe nusen. Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi "hape telefonin me patjetër". E hapa, më tha "mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen". Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit.", tha ajo.
E motra e Andonit kërkon gjithashtu që vëllai të sillet në Shqipëri, duke theksuar se familja nuk ka mundësi financiare. Ajo tregon se të dielën kishte folur me Andonin, i cili i ishte shprehur i stresuar dhe në ankth, por nuk kishte përmendur konflikte në çift.
Lajmin për vdekjen e mori vetëm sot nga të afërmit. Sipas saj, të dy fëmijët, 9 dhe 3 vjeç, pritet të merren në mbrojtje nga shteti francez, por familjarët kërkojnë që ata të rikthehen në Shqipëri dhe të rriten pranë gjyshërve, njëri te familja e babait dhe tjetri te familja e nënës.
"Unë dua që vëllain ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka, me një rrogë lan borxhet, s’ka ç'bën vetë. Dua vetëm vëllain ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër. Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e mora vesh, më erdhën e më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marrë shteti, ne duam që fëmijët t'i marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses", është shprehur motra e Andonit.
Ndërkohë, hetimet në Francë vijojnë për të zbardhur motivet e kësaj tragjedie që la dy fëmijë të mitur jetimë dhe dy familje të shkatërruara mes dhimbjes. /CNA
Pas 5 muajsh hetime, policia ka finalizuar operacionin e k...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Bulqizë. Sipas i...
Një 50-vjeçar që ishte në kërkim për kultivimin e 1600 bim...
Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi u kapën duke ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një familj...
Detaje të reja janë zbardhur rreth poseduesit të arsenalit...
Policia në vijim të kontrolleve dhe kërkimit të autorëve p...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arsenalin e arm...
Policia ka finalizuar operacioni policor antidrogë, i kodu...
Një operacion antidrogë është zhvilluar në Tiranë. Sipas r...
Policia ka kryer një operacion në zonën e Niklës. Sipas ra...
Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin pasdite...
Një inspektor policie është arrestuar në Tiranë pasi drejt...
Në vendin e quajtur Kroni i Zojës është gjetur një automje...
Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, në kuadër të...
Një aksion i ndërmarrë nga Europol mbështeti një hetim të ...
Tre shtetas u kapën në flagrancë duke kryer gjueti të pali...
Gjykata e Korçës ka vendosur se arrestimi i Kevi Muçllarit...
Policia e Tiranës i ka kërkuar Spanjës informacion zyrtar ...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, para...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...