Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 16 qershor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.178 viti 2022, në ngarkim të pandehurve:
Shuip Cami, i datëlindjes 28.03.1960, lindur dhe banues në Dibër, i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale,“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Flamur Kurti, i datëlindjes 21.02.1962, lindur në Dibër, fshati Staravec dhe banues në Tiranë, i dënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.
Fluturim Bajrami, i datëlindjes 16.11.1975, lindur në Dibër dhe banues në Itali, Rexhio Emilia, me shtetësi italiane dhe kombësi shqiptare, i padënuar, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, i Kodit Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43/2021)
Aldo Puca, i datëlindjes 11.05.1980, lindur dhe banues në Dibër, i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga 248 i Kodit Penal.
Procedimi penal nr. 178 të vitit 2022 është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme për veprat penale,“Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 244, 319, 319/ç e 248 të Kodit Penal.
Ky procedim ka objekt hetimi/akuze veprimet e të pandehurve: Shuip Cami, Flamur Kurti, Fluturim Bajrami dhe Aldo Puca në lidhje me procedimin penal, nr.9/2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, ndaj shtetasit Adrian Shahi, për një ngjarjen kriminale, e cila daton më 9.01.2020. Në këtë ditë, rreth orës 13:15, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Adrian Shahi ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi.
Për këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Dibër ka regjistruar procedimin penal nr.09, datë 09.01.2020 për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Adrian Shahi. Në fazën e hetimeve paraprake të këtij procedimi, veprimet hetimore janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër, të pandehurit Shuip Cami dhe Aldo Puca.
Nga analiza e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera për procedimin penal nr. 178 viti 2022, rezulton e provuar se i pandehuri, Shuip Cami, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë, Dibër (njëkohësisht oficeri që ka kryer veprimet e para dhe ka referuar cështjen penale në Prokurori), i ka kërkuar dhe marrë të pandehurit, Flamur Kurti (i njohur i shtetasit Adrian Shahi) shumën monetare prej 3,000 (tre mijë) euro në këmbim të premtimit të dhënë për favorizimin e pozitës procedurale të shtetasit, Adrian Shahi në çështjen penale në ngarkim të këtij të fundit, konkretisht procedimit penal nr.9/2020 të Prokurorisë, Dibër.
Për të pandehurin, Fluturim Bajrami (lidhje krushqie e shtetasit Adrian Shahi) rezulton e provuar se i ka dhënë të ndjerit, Qemal Vranezi, në cilësinë e Specialistit të Policisë, SPZ pranë Komisariatit të Policisë, Dibër, shumën prej 2000 eurosh në mënyrë, që të bëhej i mundur pajtimi mes Adrian Shahut dhe Bukurosh Zagradit, duke u favorizuar në këtë mënyrë autorin e ngjarjes.
Për të pandehurin, Aldo Puca, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, njëkohësisht i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit, Adrian Shahi si edhe me ndjekjen e përgjimeve të komunikimeve dhe duke qenë në dijeni të komunikimeve telefonike dhe transkiptimeve të tyre, me përmbajtje korruptive, ka manifestuar sjellje të kundërligjshme dhe jo në përmbushje të detyrës së tij ligjore si; ndërprerja e përgjimit të komunikimeve te shtetasit, Adrian Shahi; mosreferimin e komunikimeve me përmbajtje korruptive në Prokurorinë kompetente, por vetëm dy vite më vonë dhe jo me iniciativën e tij në përmbushje të detyrës së tij ligjore por vetëm pasi viktima e veprës penale, Bukurosh Zagradi ka shprehur pakënaqësi për këtë fakt të kundërligjshëm në Gjykatën e Dibrës; mosreferimi i të gjitha komunikimeve me përmbajtje korruptive si dhe mosidentifikimi i personave të dyshuar për kryerjen e akteve korruptive edhe pse kishte komunikime të qarta, për këtë fakt të kundërligjshëm, veprime këto të kryera nga i pandehuri me qëllim favorizimin e autorin e ngjarjes, Adrian Shahi, (me ndërprerjen e përgjimit ka mundur t’i shmanget drejtësisë për më shumë se një vit në arrati) si edhe shmangien nga përgjegjësia penale të oficerit të policisë gjyqësore, të pandehurit, Shuip Cami që përmendej qartazi në këto komunikime me përmbajtje korruptive./ CNA
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në vend grumbullimin e...
Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim,...
GJKKO ka dhënë dënimin për dy kokat e grupit kriminal që k...
Gjenden të fshehura në murin e një ndërtese dhe sekuestroh...
Policia në Vlorë ka gjetur një arsenal armësh, të cilat i ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në q...
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Drejtor...
Emisioni ‘Në Shënjestër’ nga Klodiana Lala zbuloi detaje t...
Raportohet se një ngjarje e rëndë në fshatin Neviçisht të ...
Një vatër zjarri ka përfshirë masivin pyjor në Kodër-Krast...
Erion Alibej, i penduari i drejtësisë ka vijuar me dëshmin...
I penduari i drejtësisë Erjon Alibej, pjesë në dosjen “Plu...
Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregde...
Këtë të hënë, rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, ësht...
Vijojnë kontrolle intensive me dronë, radarë dhe kamera, s...
Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i 17 prillit në...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit...
Kontrolle intensive në zonat bregdetare, goditen 2 raste t...
Policia ka arrestuar shtetasin S. Xh., 51 vjeç, banues në ...
Policia e Vlorës, përmes një njoftimi, ka bërë me dije se ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...