Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se largimi i barrikadave nga rrugët në veriun e Kosovës do të fillojë mëngjesin e së enjtes. "Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha Vuçiç. Ai mbrëmjen e së mërkurës takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Rashkë në jug të Serbisë dhe njoftimi se barrikadat do të hiqen erdhi në ditën kur një gjykatë në Prishtinë vendosi lirimin nga paraburgimi të ish-policit serb, Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit çoi në bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë garantuar se "asnjë nga serbët që vendosën bllokadat, nuk do të ndiqet penalisht”.
SHBA-BE: Çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet
Të mërkurën, SHBA-ja dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët thanë se ato janë të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës, ndërkohë që "janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës”.

"SHBA-ja dhe BE-ja mirëpritën garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë ose përndjekjen e atyre që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave. U bënë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet", thuhet në reagim. Po ashtu SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga palët që të zbatojnë "pa vonesa të gjitha detyrimet e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga blloku evropian”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas kësaj deklarate të SHBA-së dhe BE-së, mblodhi në Jug të Serbisë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të cilët arritën në disa konkluzione që i lexoi Vuçiq pas takimit. "Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet”, tha Vuçiç. "Ne nuk kemi besim te Albin Kurti, dhe nuk mund të kemi. Nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb, do ta mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës. Pastaj, do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë një kufi që nuk do të kalohet kurrë”, u tha në deklaratën që e lexoi Vuçiq. Po ashtu Vuçiq tha se në këtë deklaratë kërkohet nga ai "të mos ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, në asnjë formë, sepse Kosova është territor i Serbisë”. Presidenti serb tha se kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës "kushtëzohet me Marrëveshjen e Brukselit, e cila flet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Kurti: Serbët të aplikojnë për punë
Një ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje serbëve të Kosovës "që të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës”, pasi që ata në mënyrë masive u tërhoqën nga institucionet. Pritet që heqja e barrikadave në veri të Kosovës pritet të ulë tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia në fillim të javës me urdhër të Presidentit të saj Vuçiq, ngriti në "gjendje të plotë gatishmërie ushtarake ushtrinë dhe policinë”, duke thënë se Kosova e ka bërë të njëjtën gjë. Autoritetet e Kosovës mohuan këto deklarime dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i cilësoi ato "pjesë të propagandës serbo-ruse që synojnë destabilizimin e Kosovës”. Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja nga ana e tyre thanë se "Forcat e Armatosura të Serbisë nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i që të lëvizin dhe stërviten në territorin e tyre, por duhet të kërkojnë leje për t'u afruar më shumë se një mijë metra nga kufiri me Kosovën. Ndërsa, "Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK nuk mund të vendosen në veriun e Kosovës pa leje paraprake nga komandanti i KFOR-it”./DW
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një vendim...
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta...
Barrikadat në pikën kufitare të Merdares janë hequr më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim me pë...
Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mi...
Forcat ruse kanë infensifikuar sulmet në qytetin jugor...
Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë z...
Andrew Tate është një nga personazhet më virale në rrj...
Urdhri i Gjykatë së Lartë për të mbajtur përkohësisht ...
Presidenti Joe Biden tha se Gjykata e Lartë nuk do të ...
Ukraina bëri sot të ditur se Rusia sulmoi me raketa ob...
Një tërmet i fortë prej 4.9 Rihter ka tronditur sot Greqin...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se SHBA-ja dhe B...
Kosova do të strehojë për dy vjet pesë gazetarë afganë, të...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter k...
Policia e Kosovës tha se kërcënimi me mjete shpërthyese në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “n...
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Ad...
Për një kohë të gjatë dukej shumë i mundur afrimi me K...
Para pushtimit të Ukrainës shumë parashikonin një fito...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...