Andrew Tate tenton të tallet me ambientalisten 19-vjeçare/ Greta Thunderberg e prek "aty ku i djeg burrit"
Andrew Tate është një nga personazhet më virale në rrj...

Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë zhvilluar bisedime të paparalajmëruara më parë në Moskë, thanë sot ministritë turke dhe ruse të mbrojtjes. Ky ishte takimi i parë në nivel ministror midis rivalëve, Turqisë dhe Sirisë që nga fillimi i konfliktit sirian 11 vjet më parë.
Në një deklaratë të ministrisë turke të mbrojtjes thuhet se shefat e inteligjencës së të tre vendeve morën pjesë gjithashtu në bisedimet në Moskë, të cilat thuhet se u zhvilluan në një "atmosferë pozitive".
Diskutimi u përqëndrua në “krizën siriane, problemin e refugjatëve dhe përpjekjet për një luftë të përbashkët kundër organizatave terroriste të pranishme në territorin sirian”, tha ministria turke.
Ajo shtoi se palët do të vazhdojnë të mbajnë takime trepalëshe.
Rusia prej kohësh po bën presion për një pajtim midis Turqisë dhe qeverisë siriane – aleatit të ngushtë të Moskës.
Turqia mbështeti rebelët që përpiqeshin të rrëzonin presidentin sirian Bashar Assad. Damasku nga ana e tij denoncoi mbajtjen nga Turqia të territoreve në veri të Sirisë, të cilat u kapën në inkursionet ushtarake turke të nisura që nga viti 2016 për të larguar grupet militante kurde nga kufiri.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se tre ministrat diskutuan mënyrat për zgjidhjen e krizës siriane, çështjen e refugjatëve dhe luftën kundër grupeve ekstremiste.
Palët vunë në dukje "natyrën konstruktive të dialogut ... dhe nevojën për ta vazhduar atë në interes të stabilizimit të mëtejshëm të situatës" në Siri dhe rajon në tërësi, thuhet në deklaratën e shkurtër.
Bisedimet në Moskë pasojnë paralajmërimet e përsëritura nga Turqia për një inkursion të ri tokësor në Siri pas një bombardimi vdekjeprurës në Stamboll muajin e kaluar. Autoritetet turke fajësuan për sulmin Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK-në, dhe grupin Njësitë e Mbrojtjes së Popullit me bazë në Siri, ose YPG. Të dy grupet mohuan përfshirjen.
Rusia ka kundërshtuar një ofensivë të re ushtarake turke.
Përpjekjet drejt një pajtimi turko-sirian vijnë gjithashtu pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan – i cili përballet me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qershor – është nën presion të madh në vend për të kthyer refugjatët sirianë. Ndjenjat kundër refugjatëve po rriten në Turqi e cila po përballet me një krizë ekonomike.
Në fillim të këtij muaji, zoti Erdogan tha se i kishte propozuar presidentit rus Vladimir Putin një seri takimesh trepalëshe midis ministrave rusë, sirianë dhe turq, të cilat mund të kulmojnë në një takim të nivelit të lartë ku do të mblidhen krerët e tre vendeve./ VOA
Andrew Tate është një nga personazhet më virale në rrj...
Urdhri i Gjykatë së Lartë për të mbajtur përkohësisht ...
Presidenti Joe Biden tha se Gjykata e Lartë nuk do të ...
Ukraina bëri sot të ditur se Rusia sulmoi me raketa ob...
Një tërmet i fortë prej 4.9 Rihter ka tronditur sot Greqin...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se SHBA-ja dhe B...
Kosova do të strehojë për dy vjet pesë gazetarë afganë, të...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter k...
Policia e Kosovës tha se kërcënimi me mjete shpërthyese në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “n...
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Ad...
Për një kohë të gjatë dukej shumë i mundur afrimi me K...
Para pushtimit të Ukrainës shumë parashikonin një fito...
Shumë spitale në Gjermani presin probleme të mëdha fin...
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vaz...
Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe k...
Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Një prezantues i BBC-së me shikim të kufizuar (i verbë...
Të hënën, në orët e para të mëngjesit në Pekin kishte shum...
Qyteti i Bufalos në shtetin e Nju Jorkut pritet të përball...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...