“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...

Organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile diskutuan me shqetësim sot mbi gjendjen e vështirë të medias në Shqipëri, e cila pasqyrohet edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Krahas frikësimit dhe censurimit të gazetarëve, pjesëmarrësit theksuan në konferencën e Qendrës “Faktoje” se qeveria po përgatit një udhërrëfyes, ku nuk shprehet qartë për dekriminalizimin e shpifjes sipas standarteve europiane, dhe nuk po zhvillon me shoqërinë civile një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent.
Në raportin e Progresit të hartuar nga Komisioni Europian për këtë vit theksohet se ka bërë një përparim të kufizuar në harmonizimin e ligjit për mediat audiovizuale me Direktivën Europiane për mediat audivizuale, por nuk ka përmirësim për sa u takon sulmeve verbale dhe fizike, fushatat denigruese dhe paditë kundër gazetarëve.
Pengesat kryesore të pavarësisë së mediave, pluralizmit dhe gazetarisë cilësore janë, sipas raportit ndërlidhja e bizneseve me interesat politike, mungesa e transparencës mbi burimet e financimit të medias, përqëndrimi i pronësisë së mediave, frikësimi i gazetarëve si dhe kushtet e vështira të punës së tyre.
“Sa herë që vij në Shqipëri shqetësohem me gjendjen e mediave, me degradimin që u bëhet gazetarëve nga pronarët dhe nga njerëzit në pushtet dhe në opozitë. Shqetësohem po ashtu për faktin që Shqipëria është një vend ku shumë vështirë që publiku të informohet se si informohet pushteti. Shoqëria civile dhe organizatat duhet të flasim dhe të monitorojmë situatën”, thotë për Zërin e Amerikës Flutura Kusari, përfaqësuese e Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
Pjesëmarrësit në tryezë theksuan nga raporti i Komisionit Europian, se zyrtarët e lartë dhe politikanët kanë vazhduar të shprehin një gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave, ndërkohë që sulmet ndaj gazetarëve nuk monitorihen sa duhet në ecurinë e tyre gjyqësore.
Ndërkohë është vërejtur se mediat po financohen nga nga pronarë me agjenda politike, madje ka dyshime që persona të akuzuar për krime dhe pastrim parash, mund të jenë duke financuar për t’iu fshehur drejtësisë.
“Të gjithë jemi dëshmitarë që kemi një demokraci të brishtë. Shoqëria jonë po vuan nga një tranzicion i stërgjatur, ndërsa kemi një opozitë jo të fortë dhe me shumë probleme. Ndaj media ka një rol shumë të fortë për të gjithë grupimet; për qytetarët, për politikën, për zhvillimin dhe forcimin e shoqërisë civile dhe shoqërisë shqiptare në tërësi”, thotë Klodiana Kapo, drejtuese e Qendrës Faktoje.
Qeveria është duke përgatitur një udhërrëfyes për trajtimin e cështjeve në kapitujt 23 dhe 24 të për negociatat me BE-në, me rëndësi të madhe për median, ligjet dhe të drejtat themelore dhe fusha të tjera, ndërsa projekti përfundimtar nuk është ende publik.
Veprimtarët pohuan se për këtë dokument nevojitet gjithëpërfshirje dhe transparencë e plotë, një dialog i strukturuar i qeverisë me shoqërinë civile, e cila ka propozuar dekriminalizimin eplotë të shpifjes sipas standrteve të BE-së dhe po pret që kjo pasqyrohet qartë në udhërrëfyes dhe në ndryshimet kodit penal.
Gazetarët sërish shprehën shqetësimin për qasjen e kufizuar në informacionin zyrtar, në dokumente me rëndësi për shkrimet e tyre, si dhe për moslejimin për të ndjekur nga afër veprimtaritë e institucioneve, të cilët nisin më pas materiale video e tekste të përgatitura në zyrat e tyre.
“A duhet që ne problemet që ka media ne t’i përdorim për të mbuluar ligjet korruptive, sjelljet arrogante, mungesën e transparencës, hapësirën e munguar për mediat në Kuvend?! Sot ne kemi kaluar nga bllokimi pothuajse i plotë i aksesit në institucione, te pengimi i aksesit të medias në informacion”, tha deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Problemet e medias në Shqipëri, sipas veprimtarëve në konferencë nisin me kushtet e vështira të punës së gazetarëve, të cilët nuk kanë as qasje fizike në kontratën e punës, dhe nuk kanë ditë pushimi, sulmohen nga politikanë të pushtetit dhe opozitës, censurohen dhe vetëcënsurohen, si dhe keqtrajtohen nga administrata publike dhe nga pronarët e vet.
Pas mungesës së forumeve vetërregulluese të medias, pjesëmarrësit shpresojnë se zëri i ngritur i tyre do të rritë trsyninë e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë shqiptare për t’iu kthyer dialogut dhe bashkëpunimit për të përmirsuar situatën e vështirë, ku gjenden sot mediat shqiptare dhe sidomos gazetarët e tyre./ VOA
Komisioni Evropian njoftoi sot se do të shkrijë rreth ...
Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë n...
Kanabisi me një vlerë të llogaritur rrugore prej 4.1 m...
Përfaqësues nga afro 200 vende ranë dakord të mërkurën në ...
Pasaporta spanjolle është pasaporta më e mira për të p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar kë...
Një rrjet kriminal i përfshirë në trafikimin e qenieve...
Dy persona në Kosovë janë arrestuar për përdhunimin e ...
Dhjetëra njerëz janë lënduar në një valë sulmesh raket...
Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në S...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka th...
Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në d...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se qe...
Vrasja e Liridona Ademjat do të hetohet nga prokurorja ser...
Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do t'u thuhen data ko...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të së m...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton në favor të nj...
Drafti përfundimtar i marrëveshjes COP28 është publikuar n...
Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane v...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...