Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se është i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë.
“Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë, siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Hovenier, duke e përmendur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e drafit të propozuar.
Ai i ka bërë këto deklarata, pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë. Hovenier u ka thënë mediave se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin.
“SHBA-ja beson se është obligim për Kosovën që ta formojë Asociaicionin e komunave me shumicë serbe. E di që natën e kaluar BE-ja dhe Këshilli i tij e kanë ritheksuar atë pritje, që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë lëvizje në atë drejtim. Pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë nivel i tretë pushteti, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk e duam edhe një Republika Sërpska. Nuk duam diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës”.
Hovenier është pyetur edhe nëse mund të ndryshojë drafti i propozuar, ndonëse ai ka thënë se dokumenti në fjalë reflekton qëndrimin e Perëndimit.
“Kjo është pyetje për [të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçakun, mendoj se ai i ka thënë Qeverisë së Kosovës dhe të tjerëve se është i hapur për komente. Mirëpo ekipi i Lajçakut, me mbështetje të SHBA-së, kanë punuar nga afër në këtë draft, për të garantuar se i përmbush të gjitha kushtet që i përmenda. A ka vend për përmirësime? Ndoshta. Por, nuk duhet humbur kohë në specifika për të humbur momentumin, për të ecur përpara me Asociacionin”.
Draft-statuti për Asociacionin u është prezantuar Prishtinës dhe Beogradit në tetor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë thënë se për ta është i pranueshëm. Gjërat nuk janë duke ecur përpara, për shkak të kushtëzimeve të palëve.
Në disa takime veç e veç me zyrtarë perëndimorë, në tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj garanton zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka insistuar në zbatimin e "asaj që është nënshkruar".
Ditëve të fundit, drafti u është dorëzuar edhe partive opozitare në Kosovë.
Në disa prononcime për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin dhe mospajtime me të.
Sipas tyre, draft-statuti, si i tillë, prek karakterin unitar të shtetit dhe krijon paralelizma në pushtete.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./REL
Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në d...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se qe...
Vrasja e Liridona Ademjat do të hetohet nga prokurorja ser...
Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do t'u thuhen data ko...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të së m...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton në favor të nj...
Drafti përfundimtar i marrëveshjes COP28 është publikuar n...
Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane v...
Hasan Bitmez, deputet i partisë Saadet në Turqi ka humbur ...
Gjykata e Lartë e Teksasit ka vendosur kundër kërkesës...
Mjekët në Tajvan kanë hequr më shumë se 300 gurë nga veshk...
Kryeministri i sapozgjedhur polak Donald Tusk u zotua të p...
BIRN Serbia, shkruan se policia e Kosovës gjatë një vi...
SHBA ka vendosur sanksione ndaj qindra njerëzve dhe su...
Familjet e të zhdukurve nga Kosova kanë kërkuar nga au...
Qytetet e Bosnjës janë në krye të listës së qyteteve më të...
Një zëdhënëse e Alexei Navalnit tha se humbja e kontakteve...
Bashkimi Evropian pritet t’u kërkojë Kosovës dhe Serbi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar të m...
Parlamenti polak vendosi për kreun e opozitës polake, Dona...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...