“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...

Duket sikur tabutë po bien njëra pas tjetrës: Në një vizitë shtetërore në Gjermani, presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi që t'i lejohet Ukrainës që me armët perëndimore të godasë objektiva ushtarakë në Rusi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, nuk kundërshtoi, deklaroi se e drejta ndërkombëtare e lejon këtë. Më parë ishin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, dhe qeveritarë nga Britania e Madhe, Polonia e vendet baltike që kishin folur për këtë. SHBA e Gjermania ishin deri tani kundër dhe e arsyetonin këtë me përshkallëzimin e gjendjes.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, po kërkon në shumë kryeqytete perëndimore këto ditë që të thyhet kjo tabu. Ukraina është aktualisht shumë e dobësuar ushtarakisht, edhe për shkak se SHBA prej muajsh nuk ka dërguar më armë. Në verlindje të Ukrainës, afër kufirit rus, Rusia po e bombardon përditë qytetin Kharkiv. Ushtria ruse ka marrë disa territore ndërkohë dhe po i mbledh forcat për një goditje më të fortë, sipas të dhënave ukrainase.
Deri më tani Ukraina kundërpërgjigjet vetëm me armët e veta në territoret e njohura ndërkombëtarisht të Rusisë. Për territoret e pushtuara të Krimesë dhe në Ukrainën lindore kufizimi nuk vlen, këtu Ukraina mund të përdorë armë perëndimore. Jahara Matisek, komandant batalioni në aviacionin ajror amerikan dhe profesor në Kolegjin Luftarak Amerikan Naval, beson se Ukraina nuk mund t'i mbrojë dot qytete si Kharkivi pa kundërsulme me armë perëndimore në afërsi të kufirit rus. Që Rusia mendon se ka një "liman të sigurtë në territorin e saj" është një strategji e gabuar ushtarake", thotë Matisek.

Edhe tabu të tjera po lëkunden. Prezenca e trupave e disa vendeve të NATO-s në Ukrainë duket e mundur. Oleksand Syrskyj, kryekomandant i trupave të armatosura të Ukrainës, sipas të dhënave të veta, ka nënshkruar dokumente për praninë e instruktorëve francezë. Këta mund të vijnë "së shpejti" për të parë qendra trajnimi ukrainase, shkruan gjenerali në mediat sociale. Franca në fillim e zbuti mesazhin, por Macron tani bëri të ditur, se Franca do të paraqesë javën e ardhshme një plan për dërgimin e instruktorëve. Nëse Franca dërgon instruktorë, nuk do të mbetej e vetme me këtë iniciativë. Edhe Polonia nuk do ta përjashtojë këtë, po ashtu edhe shtetet baltike.
"Në një kohë që Rusia përparon, NATO mendon të dërgojë instruktorë në Ukrainë", titullohej një artikull në fillim të majit te gazeta "New York Times". Kjo do t'i lejtonte qeverisë në Kiev të trajnojë më shpejt ushtarët e rinj të mobilizuar dhe t'i dërgojë në front, shkruheja aty. Kufizimi kryesor: jo veprime luftarake direkte me Rusinë.
Për Jahara Matisek, dërgimi i instruktorëve ushtarakë është lehtësisht i zbatueshëm. "Mund të dërgohen pa problem disa mijëra trupa perëndimore në Lviv si pjesë e një misioni trajnimi", thotë eksperti. BE e ka ndërkohë një mision të tillë trajnimi dhe mund ta zhvendosë atë në Ukrainë. Matisek ka edhe një propozim që shkon akoma më larg, por që nuk shtrohet aspak në diskutimin politik: Vendet perëndimore të dërgojnë trupa përgjatë kufirit ukrainas dhe në brendësi të vendit deri në bregun e lumit Dnjipro. "Mendoj, se kjo do të dërgonte një sinjal të qartë te Vladimir Putin, që perëndimi nuk do të tolerojë më pushtime të tjera territoriale në Ukrainë", shpjegon Matisek. Sipas tij, "nëse evropianët e bëjnë këtë, do të liroheshin deri në 20 brigada ukrainase, që do të mund të zhvendoseshin më afër frontit". Po ka edhe kritika ndaj kësaj ideje në qarqet e ekspertëve ushtarakë.
Nëse perëndimi do të dërgonte vërtet trupa në Ukrainë, kjo do të thoshte edhe "më shumë mbrojtje ajrore", sipas Matisek. Në Gjermani disa politikanë dhe ekspertë janë të mendimit, që vendet e NATO-s të godasin nga territori i vet dronët rusë dhe raketat. Deputeti i CDU-së, Roderich Kiesewetter në opozitë, por edhe përfaqësues nga partitë e koalicionit, Markus Faber nga FDP, Agnieszka Brugger dhe Anton Hofreiter nga Të Gjelbrit e mbështesin këtë ide: Nga vendet si Polonia të mbrohet qielli deri në 70 km brenda në perëndim të Ukrainës.
Faktikisht kjo do të ishte një zonë e ndalim-fluturimit. Kancelari Scholz është kundër çdo lloj pjesëmarrjeje të NATO-s dhe i kritikon ide të tilla. Ai mbështet idenë e më shumë furnizmeve të sistemeve mbrojtëse raketore për Ukrainën- Gjermania vetëm së fundmi dërgoi sistemin Patroit dhe IRIS-T.
Matisek thotë, se ka mirëkuptim për rezervimin gjerman kundrejt Rusisë, për shkaqe historike. Por e shikon si të pranueshëm rrezikun e përshkallëzimit. Nëse misioni perëndimor është i kufizuar dhe qëllohen vetëm raketat ruse dhe dronët vetëm përmbi Ukrainën, jo ato përmbi Rusinë apo aleatët e Rusisë, Bjellorusi, atëherë ky do të ishte "afërsisht një mision humanitar".
Por jo të gjithë mendojnë kështu. Zona e ndalim-fluturimit është e e vështirë të zbatohet, thonë vëzhguesit perëndimorë. Asnjë nga krerët e vendeve të NATO-s nuk e ka pohuar këtë. Rusia ka kërcënuar qartë, se ushtarët perëndimorë në Ukrainë do të bëheshin objektiv sulmesh ruse./ DW
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë leje Ukrain...
Shpallja fatjor e Donald Trump-it për 34 vepra penale shën...
Kina ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në një Konfere...
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do t...
"Qeveria e Sllovenisë miratoi të enjten një vendim për njo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizi...
"Një numër njerëzish të pastrehë janë zhvendosur nga Edinb...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zb...
Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për inte...
Një total prej 200,100 personash morën nënshtetësinë gjerm...
Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong ...
Numri i humbjeve të jetës të lidhura me përdorimin e droga...
Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korrido...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Al...
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, bëri thirr...
Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madh...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...