Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...

Shpallja fatjor e Donald Trump-it për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish-Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon.
Tani është koha e dënimit dhe mundësisë së dënimit me burg. Një proces i gjatë ankimimi. Dhe në të njëjtën kohë, kandidati i pritshëm republikan për president, duhet të vazhdojë të përballet me tri çështje të tjera penale dhe me fushatën elektorale, në fund të së cilës ekziston mundësia që të kthehet përsëri në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Juria në Manhatan e shpalli zotin Trump fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte pasur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.
Zoti Trump u tha gazetarëve se ishte “i pafajshëm”.
Disa nga elementët kryesorë që duhet mbajtur parasysh pas vendimit të jurisë.
Shpallja fatjor e Donald Trump-it për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish-Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon.
- Kur caktohet masa e dënimit? Gjykatësi njoftoi se do ta shqiptojë vendimin më 11 korrik, vetëm disa ditë para se republikanët ta zgjedhin zyrtarisht si kandidat për president.
- E drejta e zotit Trump për të votuar: Ai mund të dënohet dhe të banojë në Florida, por përsëri mund të votojë, për sa kohë nuk është në burg në shtetin e Nju Jorkut.
- A do të ndikojë dënimi i zotit Trump në zgjedhjet presidenciale? Mbetet e paqartë nëse shpallja e tij fajtor për vepra penale do të ketë ndikim te votuesit.
Pyetja e madhe që shtrohet tani është nëse zoti Trump mund të burgoset. Përgjigjja nuk dihet. Gjykatësi Juan Merchan njoftoi se masën e dënimit do ta shqiptojë më 11 korrik, vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president.
Akuza e falsifikimit të të dhënave të biznesit është një nga veprat më të lehta penale në shtetin e Nju Jorkut. Për këtë vepër parashikohet dënim deri në katër vjet burg, megjithëse dënimi në fund i takon gjykatësit dhe nuk ka asnjë garanci se ai mund të vendosë që zoti Trump të qëndrojë pas hekurave.

Masat e të tjera të dënimit mund të përfshijnë gjobë ose dënim me kusht. Po ashtu ekziston mundësia që gjyqtari të lejojë zotin Trump të mos vuajë asnjë masë dënimi derisa të ketë përfunduar i gjithë procesi i apelimit të vendimit.
Dënimi nuk e ndalon zotin Trump që të vazhdojë fushatën e tij. Bashkëshortja e djalit të ish-presidentit Trump, Lara Trump, e cila është bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan, tha në një intervistë në rrjetin "Fox News" të enjten se nëse zoti Trump dënohet dhe nëse dënohet me arrest shtëpie, ai do t’i bënte virtualisht tubimet elektorale dhe takimet e tjera në kuadër të fushatës.
Pasi zoti Trump të dënohet, ai mund të kundërshtojë dënimin në Gjykatën e Apelit dhe ndoshta në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut. Avokatët e Trump-it tashmë kanë hedhur bazat për të apeluar, duke kundërshuar akuzat dhe vendimet gjatë procesit gjyqësor penal.
Avokatët e zotit Trump e kanë akuzuar gjyqtarin Juan Manuel Merchan për njëanshmëri, duke përmendur faktin se e bija drejton një kompani, klientë të së cilës, ndër të tjera, kanë qenë Presidenti Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe demokratë të tjerë. Gjykatësi refuzoi kërkesën e mbrojtjes për t’u larguar nga çështja, duke u shprehur i sigurt në "aftësinë për të qenë i drejtë dhe i paanshëm".

Avokatët mund të hedhin në apel vendimin e gjykatësit për të kufizuar dëshminë e një eksperti.
Avokatët e zotit Trump donin të thërrisnin për të dëshmuar Bradley A. Smith-in, një profesor i juridikut të cilin ish-presidenti Bill Clinton e pati emëruar në Komisionin Federal Zgjedhor (FEC). Mbrojtja synonte të rrëzonte pretendimin e prokurorisë se pagesat janë bërë në shkelje të ligjeve për financimin e fushatave elektorale.
Por në fund, pala mbrojtëse nuk e thirri atë për të dëshmuar pasi gjykatësi Merchan vendosi që zoti Smith mund të jepte informacion në lidhje me Komisionin Federal Zgjedhor, por atij nuk i lejohet të interpretonte se si ligjet për financimin e fushatave zgjedhore lidhen me faktet e procesit gjyqësor ndaj zotit Trump, apo të jepte ndonjë opinion, nëse veprimet për të cilat akuzohet ish-presidenti mund të kenë shkelur apo jo këto ligje.
Mbrojtja mund të argumentojë gjithashtu se anëtarët e jurisë u lejuan në mënyrë të papërshtatshme të dëgjonin dëshmi nga aktorja pornografike Stormy Daniels në lidhje me marrëdhënien e pretenduar intime me zotin Trump me të në vitin 2006./ VOA
Kina ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në një Konfere...
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do t...
"Qeveria e Sllovenisë miratoi të enjten një vendim për njo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizi...
"Një numër njerëzish të pastrehë janë zhvendosur nga Edinb...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zb...
Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për inte...
Një total prej 200,100 personash morën nënshtetësinë gjerm...
Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong ...
Numri i humbjeve të jetës të lidhura me përdorimin e droga...
Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korrido...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Al...
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, bëri thirr...
Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madh...
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i t...
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...