Në udhëtimin drejt Armenisë/ Aeroplani i kryeministrit spanjoll bën ulje emergjente në Turqi
Aeroplani i kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, u detyr...

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-ja do të ndihmojnë në nxjerrjen e anijeve të bllokuara nga Ngushtica e Hormuzit nga e hëna.
“Për të mirën e Iranit, Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, ne u kemi thënë këtyre vendeve se do t’i nxjerrim anijet e tyre në mënyrë të sigurt nga këto rrugë ujore të kufizuara”, shkroi ai në rrjetet sociale, pa specifikuar se cilat vende do të merrnin ndihmë.
Trump tha se çdo ndërhyrje në proces, të cilin ai e quajti "Projekti Liri", do të "duhet të trajtohet me forcë".
Irani e ka kufizuar rëndë trafikun përmes kësaj rruge ujore jetësore që nga fillimi i luftës në shkurt. SHBA-të kanë zbatuar gjithashtu një bllokadë detare në portet iraniane.
Ligjvënësi i lartë iranian, Ebrahim Azizi , një ish-komandant në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, shkroi në mediat sociale se "çdo ndërhyrje amerikane" do të "konsiderohej shkelje e armëpushimit".
Në postimin e Trump, ai tha gjithashtu se përfaqësuesit e SHBA-së po zhvillonin diskutime "shumë pozitive" me Iranin dhe se këto bisedime "mund të çonin në diçka shumë pozitive për të gjithë".
Trump shtoi se operacioni do të ishte një "gjest humanitar" i bërë në emër të SHBA-së, Iranit dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, pa renditur se cilat vende. Ai nuk dha detaje të mëtejshme se si do të menaxhohej bashkëpunimi me Teheranin.
"Në të gjitha rastet, ata thanë se nuk do të kthehen derisa zona të bëhet e sigurt për lundrim, dhe gjithçka tjetër... Lëvizja e anijeve ka për qëllim thjesht të çlirojë njerëzit, kompanitë dhe vendet që nuk kanë bërë absolutisht asgjë të gabuar", vazhdoi Trump.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se 15,000 personel, shkatërrues me raketa të drejtuara dhe më shumë se 100 avionë do të përfshihen në "Projektin Liria".
Rreth 20,000 marinarë kanë mbetur të bllokuar në Gjirin Persik që nga fillimi i luftës me Iranin. Ka pasur shqetësime në rritje për pakësimin e furnizimeve dhe efektet në shëndetin fizik dhe mendor të marinarëve.
Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë zakonisht kalon nëpër ngushticë dhe konflikti ka bërë që çmimet globale të energjisë të rriten ndjeshëm.
Vonë të dielën, Operacioni i Transportit Detar të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) raportoi se një anije cisternë ishte goditur nga një "predhë e panjohur" në ngushticë, duke shtuar se ekuipazhi ishte i sigurt.
Njoftimi i Trump erdhi pasi mediat e lidhura me shtetin iranian thanë se Teherani kishte marrë një përgjigje nga SHBA-ja ndaj propozimit të tij të fundit për paqe./CNA, përkthyer nga BBC
Aeroplani i kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, u detyr...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shqyrton mundë...
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e sotme ...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pritet të udhë...
Shtatë nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë kanë...
Kjo e diel shënoi ndryshime të pabesueshme temperaturash o...
Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën...
Kur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit i...
Vullkani Mayon në Filipine ka shpërthyer, duke shkaktuar e...
Dy ligjvënës të lartë republikanë amerikanë kanë kritikuar...
Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e disa qyteteve...
Izraeli tha të dielën se ka miratuar një marrëveshje mult...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se së shpe...
Një raport i ri nga organizata Oxfam dhe International Tra...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvill...
Bombardimet disajavore amerikane e izraelite, si dhe sanks...
Një zyrtar i lartë iranian zbuloi këtë të shtunë se Irani ...
Kina nuk do të respektojë sanksionet e Shteteve të Bashkua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskye ka ndarë një pa...
Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Islamike tha ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...