"Të shkrihet parlamenti"/ Berisha dhe deputetët e PD-së mbërrijnë në Kuvend
Kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët e tj...
Kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët e tj...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, pasi Rusia e përmbylli një fushatë bombardimesh treditore më 26 maj me sulmin më të madh ajror të luftës mbi trevjeçare.
Trump tha se deri tani e ka “mbrojtur” Rusinë nga masa të dhimbshme të pazbuluara, por la të kuptohej se po humb durimin pasi Putin-i po vazhdon t’i shpërfillë thirrjet e tij për armëpushim.
“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, shumë gjëra të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë – dhe e kam fjalën për GJËRA VËRTET TË KËQIJA. Ai po luan me zjarrin!” – tha Trump më 27 maj në "Truth Social".
Zyrtari rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, iu përgjigj kritikave të Trump duke aluduar në Luftën e Tretë Botërore.
“Sa u përket fjalëve të Trump-it se Putin-i ‘po luan me zjarrin’ dhe për ‘gjëra vërtet të këqija’ që mund t’i ndodhin Rusisë – unë e njoh vetëm një GJË VËRTET TË KEQE: Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë!” shkroi Medvedev në "X".
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia i hodhi më shumë se 900 raketa në Ukrainë gjatë bombardimeve treditore, që përfunduan më 26 maj. Trembëdhjetë civilë u vranë në sulmet e 25 majit.
Moska tha se kishte goditur vetëm “caqet ushtarake” në Ukrainë.
Sulmi i 26 majit ishte më i madhi që nga fillimi i pushtimit rus mbi tri vjet më parë. Sulmi ndodhi një ditë pasi Trump-i shkroi në rrjete sociale se Putin-i ishte “plotësisht i çmendur”.
Autoritetet ruse njoftuan mbrëmjen e 27 majit se Ukraina kishte kryer një sulm të madh me dronë kundër Rusisë. Sipas tyre, mbrojtja ajrore e vendit shkatërroi 112 dronë ukrainas gjatë sulmit.
Para sulmit treditor të Rusisë, grupi i G7-ës dhe Kongresi amerikan e kishin shtyrë administratën të vendoste sanksione ndaj Rusisë për mospranimin e armëpushimit të menjëhershëm 30-ditor.
Kongresi, i kontrolluar nga republikanët e Trump-it, ende nuk e ka çuar për votim projektligjin më të fundit për sanksione ndaj Rusisë.
Kur u pyet javën e kaluar pse nuk vendosen sanksione ndaj Rusisë pasi Putin-i sërish e shpërfilli thirrjen për armëpushim, Trump tha se kjo do ta largonte udhëheqësin e Kremlinit në një kohë kur ai ndiente se po bënte përparim.
Sergei Zhuk, profesor në Universitetin Ball State dhe ekspert për Rusinë dhe Ukrainën, tha se nuk pret që komentet e Trump në rrjetet sociale të sjellin veprime konkrete.
“Do të mbeten në nivelin e kritikave në rrjetet sociale dhe kaq”, tha Zhuk, i cili është gjithashtu hulumtues në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington.
“Putin-i e kupton se administrata e re amerikane nuk do të reagojë aktivisht ndaj këtyre sulmeve”, tha Zhuk për REL.
Trump e ka bërë përfundimin e luftës në Ukrainë prioritet kryesor të politikës së jashtme që kur mori detyrën më shumë se katër muaj më parë. Në mars, ai u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë menjëherë një armëpushim 30-ditor.
Zelensky e mbështeti thirrjen e Trump-it, por Putin-i nuk e pranoi, duke kërkuar që Ukraina fillimisht t’i pranojë disa kushte, përfshirë tërheqjen e trupave nga territori i saj. Kjo ishte e papranueshme për Kievin.
Ekspertët thonë se Putin-i nuk është i interesuar ta përfundojë luftën tani sepse beson se po e fiton atë dhe ende nuk i ka përmbushur synimet kryesore të saj./ REL
Për kancelarin Merz është e qartë: Gjermania dhe vendet e ...
Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovua...
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongu...
Parlamenti në Francë ka miratuar një projektligj për vdekj...
Autoritetet lokale në Leposaviç, me ndihmën e Policisë së ...
Policia franceze ka arrestuar rreth 20 persona të dyshuar ...
Shifrat e fundit të Eurostat tregojnë se europianët janë m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nderoi ushtarët amerik...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Kosova vazhdon të mbetet nën masat ndëshkuese që Bashkimi ...
Festimet e fitores së Premier League për Liverpool-in gati...
Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar ng...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë lajmin e përf...
Hamasi ka rënë dakord me një propozim të të dërguarit të p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...