Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?
Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovua...

Për kancelarin Merz është e qartë: Gjermania dhe vendet e tjera duhet të jenë të përgatitura ta mbështesin Ukrainën më gjatë. Udhëtimi i tij në Finlandë duket se ka sjellë një ndryshim, të paktën në aspektin retorik.
Në muzeun detar të Turkut, "Forum Marinum", ai kalon pranë torpedove dhe anijeve të vjetra detare gjatë rrugës për në konferencën e shtypit në fund të udhëtimit dyditor të Kancelarit gjerman Merz në Finlandë. Edhe rruga e bën të qartë se cila është çështja qendrore: siguria në dhe përreth Detit Baltik dhe situata në Ukrainë. Në këtë pikë, Kancelari Merz duket i qartë dhe në të njëjtën kohë i dorëzuar: ai nuk beson më në një zgjidhje të shpejtë paqësore.
Përpjekjet për të ndikuar te Presidenti rus Putin gjatë tre javëve të fundit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Fakti që pala ruse nuk është e gatshme të pranojë ndërmjetësimin e Vatikanit tregon se Rusia nuk ka interes për një armëpushim, tha Merzi në konferencën e shtypit të mëngjesit të së martës (27.05.)me kryeministrin finlandez Petteri Orpo. Merzi shkoi edhe më tej: luftërat normalisht përfundojnë me rraskapitjen ushtarake ose ekonomike të njërës ose të të dyja palëve, por kjo është ende shumë larg. Pasoja për Friedrich Merzin: mbështetja evropiane për Ukrainën duhet të intensifikohet, veçanërisht duke pasur parasysh se SHBA nën Trumpin luajnë një rol të paqartë, kur bëhet fjalë për sanksionet dhe mbështetjen për Ukrainën.
Megjithatë, Merzi e la të hapur se çfarë dëshiron të bëjë konkretisht këtu. Por ai do të ketë mundësi t'i diskutojë detajet të mërkurën (28.05.) me Presidentin ukrainas Zelenski. Zelenski pritet në Berlin këtë të mërkurë. Atë do ta presin Merzi dhe Presidenti i Gjermanisë Steinmeier do ta presin atë. Sipas informacionit të revistës Spiegel, do të shpallet një paketë e re mbështetjeje për Ukrainën.
Retorikë e re në marrëdhëniet me Rusinë
Në Finlandë, Merz përsëriti se nuk duhet të ketë kufizimenë rrezen e veprimit për sistemet e armëve të dorëzuara. Kjo është praktikisht e parëndësishme për dërgesat gjermane, sepse në shumicën e rasteve ato nuk kanë rrezen e nevojshme për të arritur në territorin rus. Dhe prej kohësh nuk ka pasur kufizime në distancë për raketat franceze dhe britanike të lundrimit.
Në këtë drejtim, Friedrich Merz mbi të gjitha ka ndryshuar retorikën ngurruese të paraardhësit të tij Olaf Scholz. Ai kishte rënë dakord vetëm për përdorimin e kufizuar të disa armëve në rajonin e Kharkiv. Merz dëshiron të jetë verbalisht më agresiv në komentet e tij drejtuar Presidentit rus Putin. Me sa duket edhe sepse vendet e Evropës Veriore e kanë bërë të qartë se çfarë ndodh me sulmet hibride.
Shtetet nordike presin mbështetje
Vizita e kancelarit në Finlandë zgjat më pak se 24 orë në total, por Merzi ka kohë të mjaftueshme për të krijuar një pasqyrë të përgjithshme të situatës së sigurisë në Skandinavi.
Në një darkë të përbashkët në Kështjellën e Turkut dhe në biseda individuale, udhëheqësit nordikë duket se përshkruajnë me detaje mbresëlënëse veprimet e përditshme ngacmuese të Rusisë: në Detin Baltik, anijet cisternë të flotës ilegale ruse dëmtojnë kabllot nën det. Në qiell, ku avionët luftarakë rusë shkelin vazhdimisht hapësirën ajrore finlandeze, ose në kufirin ruso-finlandez prej 1300 kilometrash. Kohët e fundit ka pasur raportime dhe imazhe satelitore për rritje të aktivitetit ushtarak rus.
Shtetet nordike ndihen të kërcënuara nga Rusia dhe presin mbështetje nga Gjermania. Petteri Orpo, kryeministri i Finlandës, vjen nga e njëjta familje politike partiake si Merzi. Ai vlerësoi kancelarin gjerman, duke thënë se ai tregon vullnetin e Gjermanisë për të përmbushur përgjegjësitë si një vend i madh i BE.
"Duhet të mbrohemi së bashku"
Megjithatë, se çfarë do të thotë kjo, në terma praktikë ushtarakë për partnerët e NATO-s në rajonin e Detit Baltik, mbeti e paqartë gjatë vizitës së shpejtë që përfundoi, për shembull në lidhje me zgjerimin e vendosjes të Marinës Gjermane për të monitoruar Detin Baltik.
Sipas Merzit, pati shumë diskutime rreth flotës se anijeve ilegael ruse. Ai iu referua paketës së 17-të të sanksioneve të BE-së që synonte flotën në hije ruse. Sipas kancelarit, Rusia po përdor anijet cisterna të dëmtuara të naftës për të ruajtur tregtinë e naftës dhe për të financuar luftën kundër Ukrainës.
Për të, nuk bëhet më fjalë vetëm për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Rusia po "kërcënon të gjithë rajonin dhe rendin politik, dhe për këtë arsye ne duhet të mbrohemi së bashku”, tha Merz. Udhëtimi në Finlandë ka sjellë një ndryshim në qasjen e Friedrich Merzit ndaj Rusisë, të paktën në aspektin retorik./ DW
Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovua...
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongu...
Parlamenti në Francë ka miratuar një projektligj për vdekj...
Autoritetet lokale në Leposaviç, me ndihmën e Policisë së ...
Policia franceze ka arrestuar rreth 20 persona të dyshuar ...
Shifrat e fundit të Eurostat tregojnë se europianët janë m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nderoi ushtarët amerik...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Kosova vazhdon të mbetet nën masat ndëshkuese që Bashkimi ...
Festimet e fitores së Premier League për Liverpool-in gati...
Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar ng...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë lajmin e përf...
Hamasi ka rënë dakord me një propozim të të dërguarit të p...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka reaguar në lidhje ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...