Rrufe në jug të Francës/ Plagosen 13 persona, mes të cilëve edhe fëmijë
Një rrufe goditi një kopsht zoologjik në departamentin Bou...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës, duke thënë në një tryezë në Katar se SHBA-ja do ta “bënte atë një zonë të lirisë”.
Ai shtoi se nuk ka mbetur më asgjë për të shpëtuar në tokën palestineze.
Trump e përmendi për herë të parë idenë për Gazën në shkurt, kur tha se SHBA-ja do ta rindërtonte atë dhe do t’i detyronte palestinezët të shkonin gjëkundi.
Plani i tij u dënua gjerësisht, dhe palestinezët, vendet arabe dhe Kombet e Bashkuara thanë se një gjë e tillë do të përbënte spastrimit etnik.
Shumica e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është e zhvendosur brenda vendit, si pasojë e luftës së Izraelit, e cila i ka vrarë gati 53.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Duke folur para një grupi zyrtarësh dhe biznesmenësh në Katar, Trump tha: “Kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira: ta bëjmë një zonë të lirisë, duhet t’i lejoni Shtetet e Bashkuara të përfshihen”.
Trump tha se kishte parë “pamje ajrore ku, dua të them, nuk ka pothuajse asnjë ndërtesë në këmbë. Nuk është se mund të tentosh të shpëtosh diçka. Nuk ka ndërtesa. Njerëzit po jetojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura, gjë që është e papranueshme”.
“Dua që ajo (Gaza) të bëhet një zonë lirie. Dhe, nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar që Shtetet e Bashkuara ta kenë atë, ta marrin atë, dhe ta bëjnë zonë lirie”, shtoi ai.
Trump ka thënë më parë se dëshiron ta shndërrojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.
Palestinezët e kundërshtojnë fuqishëm çdo plan që nënkupton largimin e tyre nga Gaza, duke e krahasuar këtë ide me “Nakba”-n e vitit 1948, apo “katastrofën”, kur qindra mijëra u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës që çoi në krijimin e Izraelit. Shumë prej tyre thonë se më parë do të parapëlqenin të jetonin në rrënojat e shtëpive të tyre.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar idenë e Trump si “vizion të guximshëm” dhe ka thënë se ai dhe presidenti amerikan kanë diskutuar se cilat vende mund të jenë të gatshme të pranojnë palestinezë që largohen nga Gaza./ Rel
Një rrufe goditi një kopsht zoologjik në departamentin Bou...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha dritën jeshile ...
Zhvilohet këtë të enjte në Prishtinë takimi i krerëve të p...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Turqi p...
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në sea...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpre...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi sot viktimat...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi sot një vizitë s...
Drejtuesit e BE-së ranë sot dakord për paketën e 17-të të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u përball m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi sot me ...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter godit...
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do ta vizi...
Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e ...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Princi i Kurorës i Ar...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar sot me Ç...
Sot në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit p...
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se...
Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit ...
Papa Leoni XIV ka bërë thirrje të dielën për paqe të drejt...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeçari...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Rreth 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku është ndarë...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...