"Nuk mund të kemi task forcë"/ Braho: Sfidë, hetimi i krimeve zgjedhore për votën në diasporë
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho i pranis...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho i pranis...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, nëse kjo do ta bindte homologun e tij rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për paqe mes Kievit dhe Moskës – për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të udhëtojë më 15 maj në Turqi për t’u takuar ballë për ballë me Putin-in, pasi ky i fundit bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta – por pa e sqaruar nëse do ta takojë Zelensky-n personalisht.
Megjithatë, sot, më 15 maj, Putin ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërsa Zelensky ka thënë se do të takohet vetëm me liderin rus, jo me një delegacion zyrtarësh nga Moska.
Mediat ruse kanë raportuar se delegacioni do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
“Nuk e di nëse ai [Putin] do të jetë atje nëse unë nuk jam”, u tha Trump gazetarëve nga bordi i Air Force One, duke fluturuar nga Arabia Saudite drejt Katarit më 14 maj.
“E di që ai do të donte që unë të isha atje, dhe ka mundësi të ndodhë. Nëse mund ta ndalim luftën, do ta merrja seriozisht këtë”, shtoi ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 14 maj se oferta për bisedime mbetet në fuqi, por se përbërja e delegacionit rus do të bëhet e ditur vetëm pasi Putin “ta japë urdhrin”.
“Delegacioni rus do të presë delegacionin ukrainas në Stamboll”, tha Peskov.
Zelensky ka të planifikuar një takim në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por ka thënë se, nëse Putin vendos të vijë në Stamboll, ata mund të takohen atje.
Politologia e pavarur ruse, Natalia Shavshukova, i tha televizionit "Current Time" se motivimi i vërtetë i Putin-it është që të takohet drejtpërdrejt me Trump-in, gjë që e bën të mundshëm udhëtimin e tij në Turqi.
“Interesi i vetëm i Putin-it është një takim i drejtpërdrejtë me Trump-in... Ukraina është bërë një justifikim për këtë takim mes dy liderëve”, tha Shavshukova, duke shtuar se Putin aktualisht nuk duket i interesuar për një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Në një intervistë për gazetën franceze "Le Monde", shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, deklaroi se nëse Putin nuk paraqitet më 15 maj në Turqi, kjo do të jetë shenjë se “Moska nuk dëshiron paqe dhe nuk është gati për negociata serioze.”
“Nuk i besojmë Rusisë... Por duam t’i japim fund këtij konflikti dhe jemi të gatshëm të pranojmë çdo format negociatash”, tha Yermak.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, tashmë ka mbërritur në Antalia të Turqisë, ku sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të kryesojë një takim joformal të ministrave të jashtëm të aleancës ushtarake.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të jetë gjithashtu në Turqi për këtë takim, së bashku me të dërguarit e lartë amerikanë, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, të cilët pritet t’u bashkohen bisedimeve për paqe në Stamboll.
Më herët, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se Sybiha i kishte kërkuar homologut të tij brazilian, Mauro Vieira, të pyesë Putin-in nëse është i gatshëm të arrijë një marrëveshje paqeje.
“Do të përpiqem të flas me Putin-in”, tha Lula në një konferencë për media gjatë vizitës në Kinë, duke shtuar se mund të ndalet në Moskë nëse është e nevojshme.
“Nuk më kushton asgjë të them: ‘Hej, shoku Putin, shko në Stamboll dhe negocio’”, tha ai.
Javën e kaluar, Trump kërkoi që Ukraina të fillojë “menjëherë” bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, duke anashkaluar kërkesën e Kievit për armëpushim si parakusht për negociata.
Trump kishte premtuar se do ta përfundonte luftën brenda 24 orëve pasi të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë. Por, ky objektiv ka mbetur i paarritshëm që nga marrja e detyrës më 20 janar.
Ndërkohë, Rusia ka ndërmarrë sulme të shumta me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës javët e fundit, ndërsa presioni për armëpushim vazhdon./ REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi sot viktimat...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi sot një vizitë s...
Drejtuesit e BE-së ranë sot dakord për paketën e 17-të të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u përball m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi sot me ...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter godit...
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do ta vizi...
Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e ...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Princi i Kurorës i Ar...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar sot me Ç...
Sot në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit p...
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se...
Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit ...
Papa Leoni XIV ka bërë thirrje të dielën për paqe të drejt...
Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për ...
Papa Leoni XIV shkoi pasditen e sotme në qytezën e njohur ...
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pret...
Rreth 160,000 njerëz në Katalonjë, në verilindje të Spanjë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të shtun...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeçari...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Rreth 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...