Trump njofton marrëveshjen e armëve prej 142 miliardë dollarësh me Arabinë Saudite
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Princi i Kurorës i Ar...

Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes që nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat që nisën menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska u ndërprenë.
Rruga drejt bisedimeve që pritet të zhvillohen në Turqi më 15 maj ka qenë e shkurtër.
Më 7 maj, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës janë prioritet.
Më 10 maj, liderët europianë iu bashkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në thirrjen për një armëpushim tridhjetëditor që do të fillonte më 12 maj, duke paralajmëruar Rusinë për sanksione shtesë nëse nuk pajtohej.
Në një deklaratë, presidenti rus, Vlladimir Putin, tentoi ta përmbysë situatën, duke kërkuar bisedime të drejtpërdrejta në Turqi më 15 maj dhe duke thënë se një armëpushim mund të arrihet vetëm përmes negociatave.
Kjo ia kaloi topin Ukrainës dhe Zelensky ia ktheu: Ai tha se do të jetë në Turqi më 15 maj dhe e sfidoi Putin-in të paraqitet për një takim ballë për ballë, i pari i tyre pas më shumë se pesë vjetësh.
Me afatin që po afron, detajet që dihen janë të pakta. Këtu janë disa nga pyetjet kryesore: Kush do të marrë pjesë, çfarë mund të arrihet, kush do të fajësohet nëse nuk ka rezultat?
Kush do të marrë pjesë?
Zelensky është i vetmi lider që ka konfirmuar se do të jetë në Turqi më 15 maj.
Njoftimi i tij përbën një sfidë për Putin-in, i cili shpesh ka pretenduar se Zelensky është jolegjitim sepse mandati i tij pesëvjeçar do të kishte përfunduar rreth një vit më parë, pas zgjedhjeve të reja presidenciale.
Ky pretendim provokues shpërfill faktin se Ukraina është nën ligj ushtarak që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, gjë që e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve.
Takimi me Zelensky-n mund të shihet si një njohje e legjitimitetit të tij, duke minuar një nga narrativat kryesore të rreme të Kremlinit për Ukrainën: se udhëheqja aktuale është trashëgimi e një grushti shteti të mbështetur nga Perëndimi kundër qeverisë pro-Moskës në vitin 2014.
Do të nënvizonte gjithashtu dështimin e Putin-it për të arritur një nga objektivat kryesorë të pushtimit të vitit 2022, rrëzimin e Zelensky-t dhe vendosjen e një qeverie proruse.
Nëse nuk takohet me Zelensky-n, kjo do t’u hapte rrugë akuzave se ai ka frikë ta bëjë këtë.
Presidenti ukrainas, i cili e ka bërë këtë pretendim më parë, e rriti presionin më 13 maj, me "Reuters" që citoi një këshilltar anonim të Zelensky-t të thoshte se ai do të takohej vetëm me Putin-in.
Shtesë në presionin ndaj Putin-it është mundësia që edhe Trump të paraqitet në Turqi.
“Po mendoja të fluturoja atje. Nuk e di ku do të jem të enjten,” tha presidenti amerikan më 12 maj, përpara se të nisej për një vizitë katërditore në Lindjen e Mesme.
“Ka një mundësi, ndoshta, nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin”, tha Trump.
Çfarë mund të arrihet?
Pavarësisht nëse Putin merr pjesë apo jo, analistët thonë se Rusia ka pak gjasa të bëjë lëshime apo të tërhiqet nga qëndrimet e saj të kahershme.
Putin e sugjeroi këtë kur thirri gazetarët rusë në Kremlin, ku kërkoi bisedime të drejtpërdrejta në Turqi më 15 maj; ndër të tjera, ai i paraqiti këto bisedime si një vazhdim i negociatave që u zhvilluan pjesërisht në Stamboll në vitin 2022, kur Rusia kërkonte, mes të tjerash, një premtim për neutralitet të përhershëm nga Kievi dhe kufizime të rrepta në forcat dhe kapacitetet ushtarake të Ukrainës.
“Rusia nuk do të pranojë një armëpushim 30-ditor” dhe “do të përpiqet të rikthejë formatin e vjetër të Stambollit për të negociuar kufizime të ashpra mbi sovranitetin e Ukrainës dhe bashkëpunimin e saj me Perëndimin. Ukraina do ta refuzojë këtë”, shkroi analisti rus i politikës së jashtme, Vladimir Frolov, në platformën "X".
Që nga bisedimet e vitit 2022, Rusia ka shtuar kërkesat e saj për territorin ukrainas, duke përsëritur se për çdo marrëveshje paqeje që të jetësohet, Kievi dhe Perëndimi duhet të pranojnë kontrollin rus mbi katër rajone të Ukrainës që Putin-i i shpalli njëanshëm si pjesë të Rusisë në shtator 2022: Donjeck, Luhansk, Zaporizhia dhe Herson.
Thirrja e Putin-it për negociata të drejtpërdrejta nënkupton se ai “sheh një mundësi për ta futur Ukrainën në një proces ‘Stambolli 2’, që u ngjan shumë bisedimeve të mars-prill 2022, për të ndjekur të njëjtat objektiva, tani përfshirë edhe territoret e aneksuara rishtazi”, shkroi Tatyana Stanovaya, një studiuese e lartë në Qendrën Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin.
“Realiteti është se as Moska dhe as Kievi nuk janë gati të pajtohen për një paqe të qëndrueshme, pasi pozicionet e tyre janë thelbësisht të papajtueshme”, shtoi ajo, duke theksuar se “iniciativa amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje është e destinuar të dështojë, të paktën në këtë fazë”.
Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO dhe ish-përfaqësues special i Trump-it për negociatat në Ukrainë gjatë mandatit të tij të parë, gjithashtu sugjeroi se një përparim i shpejtë është i pamundur.
“Ky do të jetë një proces i gjatë. Putin-i ende duket se beson se mund të arrijë kërkesat e tij maksimaliste”, tha Volker, tani studiues i lartë në Qendrën për Analiza të Politikave Europiane në Uashington.
Kush do të fajësohet nëse bisedimet dështojnë?
Që kur Trump e nisi mandatin e dytë me përpjekje për të ndërmjetësuar një fund për luftën më të madhe në Europë që nga viti 1945, diçka që ai ka thënë se mund ta arrijë për një ose dy ditë, Rusia dhe Ukraina janë përpjekur të paraqiten si pala konstruktive dhe ta fajësojnë tjetrën si pengesë për paqen.
Kjo ishte prapaskena e aktivitetit intensiv në ditët e fundit, dhe me shumë gjasë përpjekjet e tyre do të dyfishohen nëse bisedimet në Turqi, nëse mbahen, nuk sjellin përparim.
Në fillim të mandatit të tij, Trump dukej se e shihte kryesisht Ukrainën si palën që pengonte paqen, një perceptim që arriti kulmin në një përplasje të dukshme në Zyrën Ovale gjatë vizitës së Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.
Administrata e Trump ka shfaqur më shumë frustrim me Rusinë në javët e fundit sesa më parë. Më 28 prill, Trump tha se dëshironte që Putin-i të “ndalonte së shtënit, të ulej dhe të nënshkruante një marrëveshje”, ndërsa Vance tha më 7 maj se Rusia “po kërkon shumë.”
Më 11 maj, kur ai e nxiti Ukrainën të pranonte “menjëherë” propozimin e Putin-it për bisedime në Turqi, Trump shtoi: “Të paktën ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse një marrëveshje është e mundur, dhe nëse jo, liderët europianë dhe SHBA-ja do ta dinë se ku qëndron gjithçka, dhe mund të veprojnë në përputhje me rrethanat!”
Kjo sugjeron se nëse bisedimet dështojnë dhe SHBA-ja përcakton një palë si veçanërisht përgjegjëse, kjo mund të ketë pasoja të rënda, për shembull, për ndihmën e ardhshme ndaj Ukrainës, ose për sanksionet ndaj Rusisë, e cila duket se është e interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në.
Sidoqoftë, Stanovaya thotë se përveç një tronditjeje të brendshme në Rusi ose një përparimi të madh në fushën e betejës nga Ukraina që për momentin duket e pamundur, presioni i jashtëm ndaj Moskës, si sanksione më të ashpra, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Putin-it./ REL
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Princi i Kurorës i Ar...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar sot me Ç...
Sot në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit p...
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se...
Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit ...
Papa Leoni XIV ka bërë thirrje të dielën për paqe të drejt...
Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për ...
Papa Leoni XIV shkoi pasditen e sotme në qytezën e njohur ...
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pret...
Rreth 160,000 njerëz në Katalonjë, në verilindje të Spanjë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të shtun...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio bisedoi me minis...
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Frie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sot mbi ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendosi sanksione...
India dhe Pakistani kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme m...
Vendimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të marrë p...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do t'i propozojë par...
Udhëheqësit e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Polonisë ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...