Vokshi në Asamblenë Politike të PPE-së: Shqipëria në moment kritik
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka mbajtur...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka mbajtur...
![]()
Papa Leoni XIV shkoi pasditen e sotme në qytezën e njohur për shqiptarët, jashtë Romës, për të vizituar privatisht kishën me fugurën e Pajtores së shqiptarëve, ardhur nga Shkodra, figurë e dashur edhe për augustinianët.
Papa përshëndeti njerëzit në shesh dhe u lut përpara Zojës: "Desha shumë të vija këtu në këto ditë të para të shërbesës së re që më besoi Kisha, për të çuar përpara misionin si Pasardhës i Shën Pjetrit"
Për daljen e tij të parë të palajmëruar, Papa Leoni XIV zgjodhi një vend simbolik tejet të dashur për shqiptarët, shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenancan, jashtë Romës, ku ndodhet fugurja e Zojës, ardhur nga Shkodra e pritur pikërisht nga augustinianët, që shërbejnë në atë kishë, në urdhërin e të cilëve bën pjesë edhe Ati i Shenjtë. Papa mbërriti sot pasdite, rreth orës 16:00.
Të gjithë e dinë historinë e ikjes së Zojës nga Shkodra për t’u shpëtuar otomanëve, duke ardhur në Gjenacan, ku augustinianët i kushtuan kishën e ku shtegtojnë çdo vit besimtarë katolikë shqiptarë nga gjithë Italia e nga të gjitha anët e botës. Jo më larg se më 25 maj, të dielën e fundit të muajit, siç është tashmë traditë, shqiptarët do të shkojnë sërish në shtegtim të Zoja për ta kaluar ditën bashkë me të, me meshën në orën 12.30 të kremtuar nga kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta.
Kujtojmë se fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë ishte veçanërisht e dashur për paraardhësin me të njëjtin emër të Papës aktual, për Papën Leoni XIII, i cili nuk arriti ta vizitonte kurrë, por që në vitin 1903 e ngriti kishën në dinjitetin e një bazilike minore. Edhe Papë të tjerë kanë shkuar për t’u lutur te Nëna e Këshillit të Mirë: Papa shenjt Gjoni XXIII në vitin 1959 dhe Papa shenjt Gjon Pali II në vitin 1993, para se të nisej për në Shqipëri, ku pikërisht në Shkodër çoi kopjen e fugures së Zojës. Papa Leoni XIV pati shkuar herën e fundit si kardinal, më 25 prill 2024, për të kremtuar festën e “Ardhjes” së Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan. Në homelinë e tij, kardinali i atëhershëm Prevost shprehu përkushtimin e ndaj Virgjërës, duke u bërë thirrje besimtarëve që të frymëzohen nga Maria për të përhapur paqen dhe pajtimin në botë.
Përshëndetja e njerëzve dhe lutja për Zojën
Sot pasdite, Papa Leoni XIV mbërriti me një makinë Volksëagen, i ulur në sediljen e përparme; u përshëndet nga një turmë brohoritëse me qindra njerëz, që u mblodhën menjëherë në shesh, ose shikonin nga dritaret dhe ballkonet. Pasi hyri në kishë, ku përshëndeti besimtarët, Papa u ndal për t'u lutur, fillimisht para altarit dhe më pas para fugures së Nënës së Këshillit të Mirë. Me të pranishmit, tha lutjen e Gjon Palit II drejtuar Nënës së Këshillit të Mirë.
Në duart e Shën Marisë
Së fundi, pas lutjeve “Falemi Mari” dhe “Të falemi Mbretëreshë”, Papa iu drejtua të pranishmëve në kishë, duke i përshëndetur ata dhe popullin e Gjenacanit të mbledhur jashtë: “Desha shumë të vija këtu në këto ditë të para të shërbesës së re, që më besoi Kisha, për të çuar përpara këtë mision si Pasardhës i Shën Pjetrit”. E duke kujtuar vizitën e bërë pas zgjedhjes së tij si epror i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit, dhe dëshirën për t'ia "ofruar jetën Kishës", Leoni XIV theksoi "besimin në Nënën e Këshillit të Mirë", shoqe udhe e "dritës, urtisë", me fjalët që shën Maria u tha shërbëtorëve në Dasmën e Kanës, përmendur në Ungjillin sipas Gjonit: “Bëni gjithçka t’ju thotë!”
Më pas, Papa e krejt bashkësia e augustinianëve shkoi në një sallë të brendshme për një takim privat.
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pret...
Rreth 160,000 njerëz në Katalonjë, në verilindje të Spanjë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të shtun...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio bisedoi me minis...
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Frie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sot mbi ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendosi sanksione...
India dhe Pakistani kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme m...
Vendimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të marrë p...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do t'i propozojë par...
Udhëheqësit e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Polonisë ...
Sekretari i thesarit të SHBA-së dhe negociatori kryesor tr...
Papa Leoni i XIV ka mbajtur ditën e sotme meshën e parë pa...
Ushtarët indianë dhe ata pakistanezë kanë shkëmbyer sulme ...
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetë...
Ditën e sotme, Papa i ri, Leoni i XIV, do të mbajë me kard...
Kuvendi i Kosovës do të tentojë të konstituohet në seancën...
Një nga platformat më të mëdha të basteve crypto para zgje...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka uruar Papën e ri, Leoni ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Bashkimi Evropian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...