Vuçiç uron Putinin për fitoren në zgjedhje
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka uruar homologun e t...

SHBA dhe Gjermania kanë premtuar më shumë ndihmë për Ukrainën. Ministri i Mbrojtjes Pistorius premtoi municione dhe automjete. Homologu i tij amerikan, Austin, theksoi se Ukraina nuk do të lejohet të dështojë.
Vendosmëria e Ukrainës për të refuzuar luftën e agresionit rus mbetet e paprekur. Megjithatë, situata ushtarake është e tensionuar. Aleatët e Kievit tani kanë konfirmuar mbështetjen e mëtejshme në një takim në Ramstein. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njoftoi në të një paketë të re ndihme nga Gjermania, me vlerë 500 milionë euro. Kjo përfshin municion për 10.000 të shtëna nga rezervat e Bundeswehr-it, tha Pistorius në takimin e Grupit Ramstein. Ai tha se dërgesat do të fillonin menjëherë. Gjermania do të mbulojë gjithashtu koston e municionit për 180.000 të shtëna, në kuadër të iniciativës çeke në vazhdim. Dorëzimi do të bëhet gradualisht dhe do të fillojë në verë. Gjithashtu, 100 mjete të blinduara për këmbësorinë dhe 100 mjete transporti do të dorëzohen si pjesë e një pakete të re ndihme.
Austin: Ukraina nuk duhet të dështojë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin e siguroi gjithashtu Ukrainën për më shumë mbështetje, pavarësisht bllokadave të Kongresit të SHBA. Kongresi prej muajsh nuk ka miratuar një projektligj që do të siguronte rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Disa republikanë amerikanë janë kundër, por Austin deklaroi në takim: "Amerika nuk do të lejojë që Ukraina të dështojë. Ky koalicion nuk do të lejojë që Ukraina të dështojë. Dhe bota e lirë nuk do të lejojë që Ukraina të dështojë." Ky është një angazhim i përbashkët për të ardhmen afatgjatë të Ukrainës.
"Investim në sigurinë e përbashkët"
Austin tha më tej se shpenzimet e mbrojtjes së Ukrainës ishin "një investim në sigurinë tonë të përbashkët". Dhe ai shtoi: "Le të mos gënjejmë veten. Putini nuk do të jetë i kënaqur me Ukrainën." Megjithatë, Ukraina mund të "ndalojë Putinin", siç tha presidenti amerikan Joe Biden, nëse "ne qëndrojmë me Ukrainën dhe i sigurojmë asaj armët që i nevojiten për mbrojtjen e saj". Mbijetesa e Ukrainës është në rrezik. Dhe siguria e të gjithë neve është në rrezik." "Ne do të ndihmojmë gjithashtu Ukrainën të ndërtojë një ushtri të ardhshme," tha Austin. Kjo do të garantojë sigurinë afatgjatë." Ai foli për të ashtuquajturat koalicione të aftësive, në të cilat disa vende punojnë së bashku për dronet, për shembull. "Ne nuk do të dorëzohemi në përpjekjet tona," theksoi Austin.
"Çmim i tmerrshëm për ëndrrat perandorake të Putinit"
Austin iu referua humbjeve të pësuar nga ushtria ruse që nga fillimi i luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës në shkurt 2022. "Rusia ka paguar një çmim të tmerrshëm për ëndrrat perandorake të Putinit" tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së . Të paktën 315.000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës. Më shumë se 50 vende perëndimore i përkasin formatit Ramstein dhe kanë bashkuar zyrtarisht forcat si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Grupi u takua për herë të parë më 26 prill 2022 në bazën amerikane në Ramstein./ DW
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka uruar homologun e t...
Pesë shtete po mbajnë të martën zgjedhje paraprake preside...
Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus, Al...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar shtatë raketa dhe ...
Autoriteti Shtetëror i Konkurrencës i Turqisë njoftoi ...
Autoritetet në Bullgari planifikojnë të lëshojnë viza ...
Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës ndërmj...
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegocia...
Prej ditës së hënë (18.03.) fermerët polakë kanë bllokuar ...
Për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë*, Banka...
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë d...
Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërv...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...