BE propozon sanksione të reja mbi naftën, bankat dhe flotën në hije të Rusisë
Bashkimi Europian ka propozuar zyrtarisht një raund të ri ...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në Japoni ku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale. Kjo është një vizitë bilaterale me ftesë të qeverisë japoneze.
Gjatë vizitës zyrtare në Tokio, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Presidentja po ashtu do të ketë takim bilateral me Kryeministrin e Japonisë z. Shigeru Ishiba, ku do të diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Përgjatë vizitës zyrtare, Presidentja do të ketë takim edhe me kryetarin e Parlamentit, z. Fukushiro Nukaga.
Përveç vizitës në Tokio, gjatë qëndrimit në Japoni, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore Expo 2025 në Osaka. Në hapjen zyrtare të Ditës së Kosovës në Osaka, Presidentja Osmani do të pritet nga ministri Naoki Okada, përgjegjës për Expo Osaka 2025. Ajo do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, si dhe do ta vizitojë Pavijonin e Kosovës. Ceremonia e hapjes zyrtare të Ditës së Kosovës do të përcillet po ashtu me një koncert të veçantë nga Filarmonia e Kosovës.
Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të udhëheqë gjithashtu takimin biznesor në Tokio, së bashku me një delegacion të përbërë nga përfaqësues të bizneseve nga Kosova, si dhe në prezencë të bizneseve nga Japonia. Ky takim synon promovimin e mundësive për investime japoneze në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.
Gjithashtu, Presidentja Osmani do të takohet me z. Tanaka Akihiko, kryetar i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë zhvillimor me Japoninë. Si pjesë e agjendës së saj zyrtare në Tokio, Presidentja Osmani po ashtu do ketë një diskutim me studentë të Sophia University si dhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë për synim afirmimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë./CNA
Bashkimi Europian ka propozuar zyrtarisht një raund të ri ...
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmërua...
Nëntë persona u vranë në një të shtënë me armë në një shko...
Moska ka përshkallëzuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës dh...
Një kirurg plastik në Angli është dënuar me burgim të përj...
Aktivistja Greta Thunberg është dëbuar nga Izraeli të mart...
Disa persona janë vrarë në një sulm në një shkollë në qyte...
Marina e Izraelit e ka goditur të martën portin Hodeidah t...
Ka vdekur në moshën 78-vjeçare ish-kryeministri në ekzil i...
Një shkencëtar kinez hyri në Shtetet e Bashkuara me një kë...
Rusia lëshoi 479 dronë në Ukrainë në bombardimin më të m...
Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e s...
Në Izvor të Zveçanit u përuruar objekti i ri i Stacionit P...
Rreth 30 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesën ...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë u takuan sot në Lond...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar vaz...
Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozi...
Një referendum në Itali mbi kërkesat e shtetësisë dhe mbro...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do t'u tregojë anëtarëve se nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...