Sulm me armë në një shkollë në Austri/ Viktima dhe disa të plagosur
Disa persona janë vrarë në një sulm në një shkollë në qyte...

Aktivistja Greta Thunberg është dëbuar nga Izraeli të martën, një ditë pasi ushtria izraelite e konfiskoi anijen me të cilën ajo dhe disa aktivistë të tjerë po udhëtonin për në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Jashtme e Izraelit.
Thunberg u nis me avion drejt Francës, nga ku më pas do të kthehet në vendin e saj, Suedi, tha Ministria e Jashtme e Izraelit në "X".
Thunberg ishte në mesin e 12 udhëtarëve në anijen Madleen, e cila po dërgonte ndihma për Gazën, në shenjë proteste kundër luftës së vazhdueshme të Izraelit dhe me qëllim për ta tërhequr vëmendjen mbi krizën humanitare në territorin palestinez, sipas Koalicionit të Flotës së Lirisë, i cili e organizoi udhëtimin.
Forcat detare izraelite e konfiskuan anijen pa ndonjë incident mëngjesin e së hënës, rreth 200 kilometra larg bregut të Gazës, sipas koalicionit, i cili bashkë me grupe për të drejtat e njeriut, thanë se Izraeli e shkeli ligjin ndërkombëtar me këtë veprim.
Izraeli i mohon akuzat, duke thënë se anijet e tilla synojnë ta thyejnë një bllokadë detare ndaj Gazës, të cilën ai e cilëson si të ligjshme.
Anija, e shoqëruar nga marina izraelite, mbërriti në portin izraelit të Ashdodit të hënën në mbrëmje, sipas Ministrisë së Jashtme izraelite.
Adalah, një organizatë për të drejtat ligjore në Izrael që përfaqëson aktivistët, tha se Thunberg, dy aktivistë të tjerë dhe një gazetar ishin pajtuar të dëboheshin dhe të largoheshin nga Izraeli.
Tetë aktivistët nuk pranuan të dëboheshin, dhe po mbahen në paraburgim, prandaj rastet e tyre do të shqyrtohen nga autoritetet izraelite, sipas Adalah.
Grupi shtoi se aktivistët pritet të dalin para gjykatës më vonë të martën.
Sabine Haddad, zëdhënëse në Ministrinë e Brendshme të Izraelit, tha se aktivistët që po dëboheshin të martën kishin hequr dorë nga e drejta për të dalë para gjykatësit. Ata që nuk pranuan, do të dalin para gjykatës dhe do të mbahen në paraburgim për 96 orë, para se të dëbohen.
Rima Hassan, anëtare franceze e Parlamentit Europian me prejardhje palestineze, ishte gjithashtu mes vullnetarëve në bord. Asaj i ishte ndaluar hyrja në Izrael për shkak të qëndrimeve të saj kundër politikave izraelite ndaj palestinezëve. Nuk është e qartë nëse ajo do të dëbohet menjëherë apo është ndaluar.
Të hënën, Adalah tha se Izraeli “nuk kishte asnjë autoritet ligjor” për të marrë kontrollin e anijes, pasi ajo ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe nuk ishte nisur drejt Izraelit, por drejt “ujërave territoriale të shtetit të Palestinës”.
"Amnesty International" deklaroi se Izraeli po shkelte ligjin ndërkombëtar me ndërhyrjen detare dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të aktivistëve.
Izraeli e vlerësoi anijen si shfaqje, duke e quajtur atë “jahti i selfie-ve”.
Zyrtarët izraelitë thanë se anija po sillte ndihma të “pakëta”, me sasi më të vogël se një ngarkesë kamioni./ REL
Disa persona janë vrarë në një sulm në një shkollë në qyte...
Marina e Izraelit e ka goditur të martën portin Hodeidah t...
Ka vdekur në moshën 78-vjeçare ish-kryeministri në ekzil i...
Një shkencëtar kinez hyri në Shtetet e Bashkuara me një kë...
Rusia lëshoi 479 dronë në Ukrainë në bombardimin më të m...
Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e s...
Në Izvor të Zveçanit u përuruar objekti i ri i Stacionit P...
Rreth 30 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesën ...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë u takuan sot në Lond...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar vaz...
Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozi...
Një referendum në Itali mbi kërkesat e shtetësisë dhe mbro...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do t'u tregojë anëtarëve se nj...
BE-ja ka arritur një pakt të ri për oqeanin që synon të mb...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve ...
Udhëheqja e Ukrainës po bën gjithçka që është e mundur për...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin...
Millan Milliçeviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u ...
Zyrtarët iranianë kanë ndaluar shëtitjen e qenve në një së...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...