Zelensky: Po bëjmë gjithçka që samitet e qershorit të jenë produktive
Udhëheqja e Ukrainës po bën gjithçka që është e mundur për...

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës – për të cilin u pajtua me Ukrainën më 2 qershor – ka nisur. Moska tha se një numër i paspecifikuar i të burgosurve, nën moshën 25-vjeçare, do të këmbehen me ushtarët ukrainas.
“Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura në Stamboll më 2 qershor, grupi i parë i ushtarëve rusë nën moshën 25-vjeçare janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi më 9 qershor.
“Në këmbim, një numër i ngjashëm i të burgosurve të luftës nga Forcat e Armatosura të Ukrainës janë transferuar”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që orë më parë shprehu skepticizëm për një rezultat të mirë, konfirmoi se këmbimi ishte në zhvillim e sipër. Ai deklaroi se këmbimi i të burgosurve do të “vazhdojë në disa faza gjatë ditëve në vijim”.
“Procesi është mjaft i ndërlikuar, me shumë detaje të ndjeshme, dhe negociatat vazhdojnë çdo ditë. Ne presim zbatim të plotë të marrëveshjeve humanitare të arritura gjatë takimit në Stamboll”, shtoi ai.
Zyrtarët rusë kanë akuzuar Kievin se po zvarrit procesin e këmbimit të të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të ushtarëve të rënë. Ata thonë se Rusia veçse i ka ofruar Ukrainës një listë me 640 të burgosur – ku me prioritet janë të plagosurit, të sëmurët rëndë dhe të rinjtë – që do të këmbehen fillimisht.
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat se po zvarrit procesin, teksa Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës ka vlerësuar se pretendimet e Rusisë nuk përputhen me realitetin apo me marrëveshjet e arritura më parë.
Sipas zyrtarëve ukrainas, megjithëse të dyja palët janë pajtuar në parim për kthimin e pothuajse 12.000 ushtarëve të vrarë pas bisedimeve për paqe në Stamboll, nuk ishte caktuar asnjë datë specifike për këmbim.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka akuzuar Moskën se po përpiqet “të rishkruajë” marrëveshjet e arritura në Stamboll dhe të krijojë “pengesa artificiale dhe deklarata të rreme” me qëllim që të shtyjë procesin. Kjo ministri ka paralajmëruar se nëse Rusia shkel premtimet e dhënave, e vë në pikëpyetje besueshmërinë e ekipit negociator rus./ REL
Udhëheqja e Ukrainës po bën gjithçka që është e mundur për...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin...
Millan Milliçeviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u ...
Zyrtarët iranianë kanë ndaluar shëtitjen e qenve në një së...
Gjykimi kundër tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe...
Pas një bisede telefonike mes Presidentit të SHBA-së Trump...
Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë s...
Papa Leo XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike naciona...
Ekspertët kanë paralajmëruar se një koronavirus i ri i zbu...
Urdhri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që u ndalon...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka go...
Senatori kolumbian Miguel Uribe, një kandidat i mundshëm p...
Trupat ruse sulmuan Ukrainën me pothuajse 50 dronë të tipi...
Italianët po votojnë në referendume për lehtësimin e rregu...
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit...
Senatori kolumbian dhe kandidati presidencial Miguel Uribe...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon të takohe...
Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (...
Italianët do të votojnë dy ditë, nisur nga dita e diel, në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...