Papa Leo XIV kritikon nacionalizmin politik dhe lutet për pajtim dhe dialog
Papa Leo XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike naciona...

Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë se 40 operacione të inteligjencës ruse në Europë në vitin 2024. Në vitin 2021, para pushtimit të Ukrainës, kishte vetëm tre. Cilat janë qëllimet e Moskës?
Akte sabotimi kundër dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë, propagandë pro-ruse, madje edhe vrasje: lista e operacioneve të inteligjencës ruse në Evropë po zgjatet gjithnjë e më shumë. Që nga fillimi i luftës së agresionit kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, numri i rasteve është rritur vazhdimisht, sipas një studimi nga Universiteti holandez i Leidenit.
Drejtuesi i projektit studimor, Bart Schuurman e sheh studimin e ekipit si një "thirrje zgjimi" për politikën në Evropë, shkruan Schuurman. Eksperti i sigurisë kryeson Grupin e Kërkimit për Terrorizmin dhe Dhunën Politike në Universitetin e Leidenit.
Sulme terroriste kundër aviacionit

Rusia nuk është përgjegjëse vetëm për "dëmet e konsiderueshme në infrastrukturën evropiane të energjisë dhe telekomunikacionit”, por edhe për "sulme terroriste ndaj aviacionit civil dhe kërcënimeve ndaj shërbimeve publike që mund të rrezikojnë mijëra njerëz”, tha Schuurman.
Sulmi me zjarrvënie ndaj një kontejneri ajror mallrash që i përkiste kompanisë gjermane të logjistikës DHL, pak para se të ngarkohej në një aeroplan, tregon se organizatorët e dyshuar rusë janë të përgatitur të pranojnë rrezikun e lëndimeve personale. Ashtu si në Luftën e Ftohtë, Rusia po përdor të gjithë gamën e masave të inteligjencës, thotë Gerhard Conrad, një ish-agjent i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane (BND), në një intervistë me DW. Bëhet fjalë për "frikësimin e popullsisë", si dhe për "aktivitete spiunazhi kundër objektivave ushtarakisht të rëndësishëm, nga industria e armëve deri te bazat e Bundeswehr-it", thotë Conrad.
Fenomen i ri: Rekrutimi i agjentëve të disponueshëm"
Ajo që është e re është rekrutimi i të ashtuquajturve "agjentë të disponueshëm", thotë Conrad. Këta shpesh janë simpatizantë të Rusisë, të rekrutuar në vendet e BE-së për para që të shkaktojnë trazira. Nëse agjentë të tillë ekspozohen, dëmi për shërbimet e inteligjencës ruse është minimal. Në Gjermani, para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bundestag, një numër gjithnjë e në rritje i veprimeve të tilla ilegale nga sabotatorë jo-profesionistë dolën në dritë. Por Rusia tani po rekruton edhe spiunë të tillë amatorë për të spiunuar bazat ushtarake duke përdorur dronë.
Kërcënim nga viti 2014

Kërcënimi në rritje nga Rusia ka qenë i dukshëm "jo vetëm që nga viti 2022", thotë ish-agjenti Conrad, "por më së voni që nga viti 2014". Në atë kohë, Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë pas revolucionit pro-evropian të Maidanit dhe dërgoi ushtarë në rajonin Donbas në Ukrainën lindore.
Conrad, një ish-punonjës i BND-së, është i bindur se njerëzit në Evropë duhet të jenë të vetëdijshëm se kërcënimi nga Rusia nuk do të marrë fund nesër. Gjermania dhe Evropa duhet të përgatiten për një "mbrojtje kundër kërcënimeve hibride" afatgjatë.
Shtetet e BE-së jo vetëm që duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre ushtarake, por edhe shërbimet e tyre të inteligjencës. "Për ta bërë këtë, atyre u duhet shumë personel, u duhen shumë mundësi teknike, madje edhe mundësi ligjore, për të identifikuar këto struktura, këto modele sulmi, që në fillim", shpjegon Conrad. Vetëm në këtë mënyrë sulmet hibride të Rusisë mund të zbulohen që në fillim./ DW
Papa Leo XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike naciona...
Ekspertët kanë paralajmëruar se një koronavirus i ri i zbu...
Urdhri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që u ndalon...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka go...
Senatori kolumbian Miguel Uribe, një kandidat i mundshëm p...
Trupat ruse sulmuan Ukrainën me pothuajse 50 dronë të tipi...
Italianët po votojnë në referendume për lehtësimin e rregu...
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit...
Senatori kolumbian dhe kandidati presidencial Miguel Uribe...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon të takohe...
Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (...
Italianët do të votojnë dy ditë, nisur nga dita e diel, në...
Pengesë për ekonominë gjermane: eksportet dhe prodhimi ind...
Një kandidat presidencial kolumbian është qëlluar tre herë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Gardën Ko...
Më 14 qershor 2025, Ushtria Amerikane do të mbajë një para...
Autoritetet në Poloni njoftuan se rreth 30 mijë njerëz mbe...
Ukraina mohoi pretendimet ruse se kishte shtyrë për një ko...
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa Leo XIV...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën nga aksidenti i...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...