Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Millan Milliçeviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.
“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Caktimi i kësaj date, sipas Presidencës, synon që të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe institucionet e tjera relevante, “me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”.
Osmani u ka bërë thirrje subjekteve politike, organizatave dhe shoqërisë civile që t’i qasen “me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”.
Më 4 qershor, Osmani ishte takuar me përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar rreth datës për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Në takim nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Gjatë këtij takimi ishin përmendur datat 5, 12 dhe 19 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e fundit lokale, Kosova i ka mbajtur në tetor të vitit 2021.
Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar në më së shumti komuna, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Caktimi i datës për zgjedhjet lokale po vjen në kohën kur Kosova është përfshirë në një krizë politike pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.
Që nga votimet, ende nuk janë krijuar institucionet e reja, teksa deputetët ende nuk kanë arritur ta konsitutojnë Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë edhe krijimit të ekzekutivit të ri.
Pas takimit konsultues me Osmanin më 4 qershor, përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaroi se në takim është diskutuar edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale.
Haxhiu ka thënë se ajo e ka paraqitur këtë ide, duke shtuar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një dite është përkrahur edhe nga PDK-ja.
Megjithatë, për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që të konsituohet Kuvendi dhe më pas me marrëveshje politike të shpërndahet ai dhe të shpallen zgjedhjet e reja./ REL
Millan Milliçeviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u ...
Zyrtarët iranianë kanë ndaluar shëtitjen e qenve në një së...
Gjykimi kundër tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe...
Pas një bisede telefonike mes Presidentit të SHBA-së Trump...
Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë s...
Papa Leo XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike naciona...
Ekspertët kanë paralajmëruar se një koronavirus i ri i zbu...
Urdhri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që u ndalon...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka go...
Senatori kolumbian Miguel Uribe, një kandidat i mundshëm p...
Trupat ruse sulmuan Ukrainën me pothuajse 50 dronë të tipi...
Italianët po votojnë në referendume për lehtësimin e rregu...
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit...
Senatori kolumbian dhe kandidati presidencial Miguel Uribe...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon të takohe...
Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (...
Italianët do të votojnë dy ditë, nisur nga dita e diel, në...
Pengesë për ekonominë gjermane: eksportet dhe prodhimi ind...
Një kandidat presidencial kolumbian është qëlluar tre herë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...