Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...

Direkt pas betimit presidenti i ri i SHBA-së, Trump, të hënën do të nisë nga puna – me një numër rekord dekretesh. Mediat: Ndër këto vendime bëjnë pjesë edhe kontrollet në masë për dëbimin e emigrantëve ilegalë.
Donald Trump do të inaugurohet në detyrë për herë të dytë si president të hënën. Republikani ka udhëtuar një ditë më parë në Uashington D.C. – dhe ka deklaruar, se ditën e parë që do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë do të zbatojë një sërë premtimesh të dhëna gjatë fushatës elektorale. Në një intervistë për televizionin "NBC News", 78-vjeçari tha se do të nënshkruajë një numër rekord dekretesh. Se sa saktësisht nuk e ka bërë të qartë, por i pyetur nga televizioni, nëse do të mund të jenë 100 dekrete, ai tha se numri i dekreteve mund të jetë rreth kësaj shifre.
Pritet që Trump ndër vendimet e para të vërë në jetë edhe politikën strikte të shpallur prej tij ndaj emigracionit. Në fushatën elektorale ai në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se do të zbatojë aksionin më të madh të dëbimeve në historinë e SHBA-së. Në mediat e SHBA-së spekulohet se sa ashpër do të veprojë presidenti i ri dhe i dikurshëm. "Wall Street Journal" e më pas edhe "New York Times" duke iu referuar personave që i njohin nga afër planet, vënë në dukje se qysh ditën e martë në metropolin Çikago do të ketë kontrolle masive me qëllim ndalimin e emigranteve dhe emigrantëve pa dokumente të vlefshme. Kontrollet e planifikuara me emërtimin "Operation Safeguard" (operacioni i masave mbrojtëse) do të zhvillohen gjatë një jave dhe eventualisht do të shtrihen edhe në qytete të tjera. Sipas "Washington Post" vetëm në Çikago do të marrin pjesë për kontrollet deri në 200 punonjës të autoritetit të mbrojtjes kufitare. Trump do të nisë shpejt me dëbimet masive.
Në intervistën për "NBC", Trump nuk i konfirmoi direkt vetë planet konkrete për kontrolle të tilla. Megjithatë ai siguroi se për të kanë prioritet të lartë dëbimet masive dhe se ai do të fillojë menjëherë me këto masa. Kur dhe ku saktësisht do të fillojnë dëbimet, Trump nuk e sqaroi. Edhe Tom Homan, i cili nën presidencën e Trump-it do të jetë i ngarkuari për mbrojtjen e kufijve, theksoi duke reguar ndaj njoftimeve në media, se deri tani nuk janë marrë vendime.
Qeveria e re e SHBA-së do t'i shqyrtojë edhe më tej vendimet. Njëkohësisht Homan i tha "Washington Post" se është krijuar një e çarë për rrjedhje informacionesh dhe se për këtë do të hetohet. "Eshtë një rast jofatlum, sepse kushdo që i cenon këto operacione të autoriteteve të sigurisë, i përball me rreziqe më të mëdha punonjësit e këtyre autoriteteve", tha Homan. Ai siguroi se qeveria e re qysh në ditën e parë do të ndalojë njerëzit, që konsiderohen si "rrezik për sigurinë publike"./ DW
Zonja e parë, Melania Trump, ka lançuar një kriptomonedhë ...
Donald Trump do të betohet për mandatin e tij të dytë ...
Repisti i njohur iranian, Amir Hossein Maghsoudloo është d...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro akuzoi gjykatën s...
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të ketë dorën në...
Një tunel i fshehur ndërkufitar i përdorur për të kontraba...
Platforma sociale, Tik-Tok ka filluar të rivendosë shërbim...
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
Papa Françesku përshëndeti dhe shprehu mirënjohje për armë...
Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit...
NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë pë...
Ditën e diel hyri në zbatim armëpushimi mes Izraelit dhe H...
Pasi "TikTok"-u u ndalua në SHBA, ministri i Jashtëm e...
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase pretendoi se situata në ...
Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë në qendër t...
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvi...
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Suharekë të K...
Armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupi pales...
Izraeli ndan listën e 33 pengjeve që do të lirohen nga Ham...
Hamasi ka dorëzuar listën me emrat e 3 grave që pritet të ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...