NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë pë...

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë orë, sendet personale të Presidentit në largim Joe Biden dhe familjes së tij do të hiqen nga rezidenca ekzekutive. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, rezidenca private do të shndërrohet në shtëpinë e presidentit të sapobetuar.
Në momentin që Joe Biden largohet nga Zyra Ovale për herë të fundit – zakonisht në mëngjesin e ditës së inaugurimit – punonjësit e Shtëpisë së Bardhë hidhen në veprim. Zyra e mirënjohur duhet të riorganizohet, sipas shijeve të presidentit të ardhshëm.
"Si u pëlqen që të jetë e pajisur Zyra Ovale? Çfarë tapeti? Çfarë perdesh, çfarë tavoline, etj, sepse kjo është zona e parë që përgatitet", thotë Angella Reid, ish-punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.
Fotot tregojnë se Presidenti Biden ndryshoi tapetin dhe disa karrige në vitin 2017, pasi mori drejtimin nga Donald Trump-i – që është pararendësi dhe pasardhësi i tij. Por, duket se kolltukët dhe perdet kanë mbetur të njëjtat. Familja e presidentit jeton në katin e dytë dhe të tretë të Shtëpisë së Bardhë.
Përpara ditës së zhvendosjes, presidenti i ardhshëm dhe zonja e parë përzgjedhin mobiljet dhe veprat e artit që dëshirojnë nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë. Në kohën kur presidenti i ri mbërrin në shtëpi në Ditën e Inaugurimit, i gjen të vendosura mobiljet, së bashku me fotot personale.
"Kur hyjnë presidenti i ri dhe zonja e parë, ata gjejnë shampon e tyre të preferuar në dush. Kanë furçën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, rrobat e tyre të varura në dollap", thotë Kate Andersen Brower, autore e librit “Rezidenca” (“The Residence”). Gjithçka ndodh në më pak se gjashtë orë dhe për këtë angazhohen rreth njëqind punonjës të Shtëpisë së Bardhë.
"Nuk realizohet nga profesionistë të ndonjë firme private. Është personeli i rezidencës që e bën këtë. Pra ndihmojnë të gjithë dhe këta nuk janë njerëz që janë të trajnuar për zhvendosjen. Nuk punësohen profesionistë për shkak të shqetësimeve të sigurisë", thotë zonja Brower. Shumë nga personeli i rezidencës së Shtëpisë së Bardhë punuan për Donald Trump-in gjatë mandatit të tij të parë nga janari 2017 deri në janar 2021.
"Pra, punonjësve vërtet u pëlqente Donald Trump-i, sepse ai është mësuar të ketë njerëz përreth që i shërbejnë dhe, ai madje u jepte bakshish në para të thata, me kartëmonedha 20-ëshe dhe 50-ëshe dhe ata e vlerësojnë këtë. Ata nuk janë persona politikë. U intereson vetëm se si i trajton presidenti”, thotë zonja Brower.
Presidenti Barack Obama e punësoi zonjën Angella Reid si drejtuese për shërbimet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011. Ajo mbikëqyri ditën e zhvendosjes në janar 2017, kur u largua familja Obama dhe hyri familja Trump.
"Përdornim termin 'kaos i organizuar', por në të vërtetë është një operacion shumë i koordinuar. Bëhen prova disa herë për atë ditë; të gjithë mezi presin të vijë momenti", tregon zonja Reid. Kishte disa probleme, si për shembull mund të përdorej vetëm një ashensor.
"Ashensori nuk përdorej në maksimum. E korrigjova këtë dhe fituam një orë kohë. Kishte raste për shembull kur dysheku i caktuar për ndonjë dhomë nuk ishte në madhësinë e duhur", thotë zonja Reid. Por, sfida kryesore është gjithmonë kufizimi kohor. Dhe ka vetëm rreth gjashtë orë për të bërë gjithçka gati, për ta mirëpritur familjen e re presidenciale në shtëpinë e tyre të re. /VOA
NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë pë...
Ditën e diel hyri në zbatim armëpushimi mes Izraelit dhe H...
Pasi "TikTok"-u u ndalua në SHBA, ministri i Jashtëm e...
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase pretendoi se situata në ...
Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë në qendër t...
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvi...
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Suharekë të K...
Armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupi pales...
Izraeli ndan listën e 33 pengjeve që do të lirohen nga Ham...
Hamasi ka dorëzuar listën me emrat e 3 grave që pritet të ...
Mijëra njerëz u mblodhën në Uashington për të protestu...
"TikTok"-u, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ...
"TikTok"-u ndalon së punuari për Shtetet e Bashkuara t...
Donald Trump do të betohet të hënën e datës 20 janar si pr...
Armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit që do të hy...
Emigrantët që përpiqeshin të shmangnin arrestimin i vunë z...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori ftesë nga anëtarë...
Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Bujqësi në Kroaci, J...
Miliardieri Bill Gates ndau disa të reja mjaft interesante...
Tetëmbëdhjetë vëzhgues evropianë nga nesër do të nisin pun...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...